Edhe kur janë në të njëjtat profesione, burrat kanë më shumë gjasa të përdorin teknologjinë në krahasim me gratë. “Bëhu më produktiv.”- kështu e prezanton veten ChatGPT, një mjet i inteligjencës artificiale nga OpenAI  për punonjësit. Por, pavarësisht shpresave të industrisë se teknologjia do të rrisë produktivitetin e fuqisë punëtore, jo të gjithë janë dakord.

Revista britanike The Economist, shkruan se sipas dy studimeve të fundit, gratë përdorin ChatGPT mes 16-20% më pak se kolegët e tyre meshkuj, edhe kur janë të punësuara në të njëjtat profesione ose lexojnë të njëjtat përmbajtje. Studimi i parë, i publikuar si një punim pune në muajin qershor të këtij viti, tregon për përdorimin e ChatGPT në punë.

Anders Humlum nga Universiteti i Çikagos dhe Emilie Vestergaard nga Universiteti i Kopenhagenit anketuan 100,000 danezë në 11 profesione ku teknologjia mund t’u kursejë kohën punonjësve, përfshirë gazetarinë, zhvillimin e softuerëve dhe mësimdhënien. Studiuesit i pyetën të anketuarit se sa shpesh ktheheshin te ChatGPT.

Duke shfrytëzuar regjistrimin e detajuar të të dhënave në Danimarkë, ata ishin në gjendje të lidhin përgjigjet me informacionin personal, përfshirë të ardhurat, pasurinë dhe nivelin e arsimit. Në të gjitha profesionet, gratë kishin më pak gjasa të përdornin ChatGPT sesa burrat që punonin në të njëjtën industry. Për shembull, vetëm një e treta e mësueseve femra e përdorën atë për punë, krahasuar me gjysmën e mësuesve meshkuj. Ndër zhvilluesit e softuerëve, pothuajse dy të tretat e burrave e përdornin atë ndërsa më pak se gjysma e grave e bënin këtë.

Diferenca u ngushtua vetëm pak, në 16%, kur krahasoheshin drejtpërdrejt njerëzit në të njëjtat kompani që punonin në detyra të ngjashme. Si i tillë, studimi përfundon se një mungesë e vetëbesimit tek gratë mund të jetë pjesërisht fajtore: gratë që nuk përdornin AI kishin më shumë gjasa sesa burrat të theksonin se kishin nevojë për trajnim për ta përdorur teknologjinë.

Një shpjegim tjetër për pabarazinë gjinore vjen nga një anketë e 486 studentëve nga Daniel Carvajal në Universitetin Aalto dhe Catalina Franco dhe Siri Isaksson në Shkollën Norvegjeze të Ekonomisë. Ku rezultoi se studentet femra të regjistruara në të vetmin program bachelor kishin 18 % më pak gjasa të përdornin ChatGPT. Kur studiuesit ndanë studentët sipas notave të pranimit, u bë e qartë se rezultonte me performancë të mesme dhe të lartë femrat. Performueset e dobëta kishin pothuajse po aq gjasa sa burrat të përdornin teknologjinë.

Por pse mund të ndodhë kjo?

Studiuesit hetuan se çfarë po ndodhte me disa pyetje të ndjekura me zgjuarsi. Ata pyetën studentët nëse do të përdornin ChatGPT nëse profesori i tyre ua ndalonte, dhe morën një shpërndarje të ngjashme të përgjigjeve. Megjithatë, në kontekstin e një aprovimi të qartë të gjithë, përfshirë gratë me performancë më të lartë, raportuan se do të përdornin teknologjinë. Me fjalë të tjera, gratë me rezultate të larta duket se impononin një ndalim ndaj vetes. “Është kjo ide që ‘duhet të kaloj nëpër këtë vështirësi, duhet ta bëj vetë dhe nuk duhet të mashtroj ose të ndjek rrugë të shkurtuara.”– tha Isaksson, një prej të anketuarve.

Mungesa e përvojës me AI mund të ketë një kosto kur studentët hyjnë në tregun e punës. Në gusht, studiuesit shtuan një anketë tjetër për 1,143 menaxherë të rekrutimit në studimin e tyre, duke zbuluar se menaxherët vlerësojnë gratë me performancë të lartë dhe me njohuri mbi AI, 8% më shumë se ato pa këtë njohuri.

Ky lloj primati nuk ekziston për burrat, gjë që sugjeron se ka shpërblime për gratë që janë të gatshme të relaksojnë ndalimin e vetë-imponuar. Tera Allas nga McKinsey, një kompani konsulence, shqetësohet se deri sa AI të jetë futur plotësisht në jetën moderne të punës, ajo mund të jetë projektuar për t’iu pëlqyer më shumë burrave, të cilët janë përdoruesit kryesorë të saj, duke përjashtuar gratë në afat të gjatë.

Por jo të gjithë janë aq të shqetësuar. Për shembull, pavarësisht faktit se interneti i hershëm dominohej nga burrat, gratë e reja amerikane ishin më aktive online sesa kolegët e tyre meshkuj deri në vitin 2005. Përveç kësaj, Danielle Li nga Instituti i Teknologjisë në Massachusetts thekson se studimet në fakt nuk tregojnë nëse përdorimi aktual i ChatGPT nga burrat përkthehet në punë më të mirë ose më produktive. Në këtë moment, teknologjia mund të jetë më shumë një lodër digjitale, thotë ajo.  Ndoshta, atëherë, gratë me performancë të lartë thjesht janë më të afta për të shmangur shpërqendrimet.

Lexo artikullin origjinal te The Economist

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Gjergj Erebara Banka e Shqipërisë bleu shifrën rekord të 428.5 milionë eurove gjatë muajve prill, maj dhe qershor të këtij viti, një shifër e cila, sipas të gjitha gjasave,...
/ Oct 10
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ndonëse kanë kaluar 36 vite nga rrëzimi i komunizmit, Shqipëria duket se ka ndërruar emërtimin e sistemit politik, por jo përmbajtjen e saj. Kjo shembullzohet me efektet dhe diksursin publik...
/ Oct 10