
Në një artikull të shkruar nga gazeta “New York Times”, kandidatja për zgjedhjet në SHBA, Kamala Harris cilësohet si e vetmja mundësi për presidente, pasi sipas artikullit Harris ka ofruar një të ardhme të përbashkët për të gjithë qytetarët, si dhe ka filluar tashmë të përshkruajë një sërë planesh për të ndihmuar familjet amerikane.
Ndërsa përsa i përket ish – presidentit Donald Trump është cilësuar si një kandidat i padenjë për të shërbyer si president në zgjedhjet e ardhshme. Sipas artikullit Trumpi tashmë e ka dëshmuar veten moralisht të papërshtatshëm për drejtimin e SHBA-së, si dhe ka vazhduar të ngjallë kaos dhe të inkurajojë dhunën ndaj paligjshmërisë sa herë që i përshtatet qëllimeve të tij politike dhe së fundmi duke promovuar edhe gënjeshtra kundër emigrantëve nga Haiti. Trumpi sipas gazetës gjithashtu ka shpenzuar tre vitet e fundit duke u përpjekur t’i minojë dhe të krijoj mosbesim ndaj kujtdo apo çdo institucioni që mund ta pengojë atë.
Për të lexuar më shumë klikoni “KËTU”


