Pas lustrimit të listës plot me influencer kur bashkëpunëtorët i ka në burg, hapjes së tunelit me imazhin e tij që spikaste, antireklamave për kundërshtarët me histori të tipit “buf kënete” dhe izolimit të tij ose në studio podkasti ose në zyrën e zakonshme ku njerëzit i ka larg, Rama po e bën të qartë se pse e dashka mandatin e katërt.

Të na fusë në Bashkimin Europian.

“S’bëhet fjalë për mua po për diçka të madhe, më jepni votën të futemi në BE”, është pak a shumë premtimi i parë i Ramës gjatë kësaj fushate.

“Këtu nuk bëhet fjalë për mua por për diçka më të madhe. Bëhet fjalë që fëmijëve të këtij vendi t’u japim pasaportën e BE, jo TikTok-un. Marrja e pasaportës europiane, të gjithë duhet ta kemi parasysh është shumë më tepër se lëvizje e lirë. Sot kemi pasaportë që na lë mundësi të lëvizim por jo të ndalojmë. Pa hyrë mirë akoma na pyesin në aeroport kur do ikësh. Jemi qytetarë të dorës së dytë. Pasaporta europiane na bën qytetarë të dorës së parë sepse nuk ka më kufi dhe nuk hyjmë më në radhë. Mund të kërkojmë punë ku të duam dhe nëse kemi një shërbim shëndetësor mund ta marrim njëlloj si qytetarët e atij vendi ku shkojmë. Nëse bëhemi bashkë më 11 maj, në 2027 janë në fund negociatat.”, propagandon Edi Rama.

Në fakt, është e vërtetë që kur shqiptarët udhëtojnë jashtë e ndjejnë diferencën në trajtim, kontrolle më shumë se të tjerët deri te diferencimi në radhët e gjata në tranzite dhe është po aq e vërtetë se të gjithë do e donim sa më shpejt anëtarësimin në BE mirëpo dyshimi qëndron te ai që e thotë.

Pas 12 vjetësh në pushtet, kur gjithçka e ka patur në kontroll si ka mundësi që Rama nuk u kujtua ta anëtarësonte Shqipërinë në mandatin e parë? Po në mandatin e dytë? Po as në të tretin?!

Para se të niste vrullshëm fushata de facto e socialistëve dhe kryeministrit Rama, të gjithë mund të kenë pyetur se çfarë do premtojë kësaj radhe, pas 3 mandatesh e pas plot skandalesh me arrestimet e besnikëve të tij. Edhe pas arrestimit të Veliajt, a do arrinte Rama të rikuperonte pas një goditje të tillë?!

Duket se Rama duke e kthyer Veliajn në “kauzë të padrejtësisë së sistemit të drejtësisë” mobilizoi të tijtë, u mbyll në studio dhe tani po u premton shqiptarëve “ëndrrën”. Një “ëndërr” që kur e bashkon me nevojën e shqiptarëve të diasporës, që të shohin njerëzit e tyre që i vizitojnë të lirë në shtetet ku ndodhen, mbase ku i dihet, mund t’i dhurojë dhe mandatin e katërt.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 12
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11