
Nga Ndriçim Mehmeti
Pse çuditemi me rezultatet e Maturës Shtetërore?
Nuk e kuptoj përse çuditemi me rezultatet e MSh?
- A ishim ne që në rezultatet e shkrim-leximit PISA 2022, vendi ynë pësoi rënie me 47 pikë, në krahasim me vendet e tjera që kishin një rënie nga 15-30 pikë.
- Po sipas PISA 2022, vetëm 0.1% e nxënësve të testuar, mund të quhen ekselent në shkrim, lexim dhe kuptim të gjuhës.
- A ishim ne që në 2020, sipas BB, kishim 69% të nxënësve analfabet funksional, në gjithë Ballkanin, duke lënë pas vetëm Kosovën?
- Sipas studimit të BE, në 2021, të rinjtë shqiptar ishin të fundit në Ballkan, në njohjen e rregullave të folurit dhe drejtshkrimit të gjuhës së huaj?
- A janë klasifikuar 15 vjeçarët tanë të fundit, në mendimin kritik, me 13, ndërsa Autoriteti Palestinez është vende më sipër nesh me 18 pikë?
- Sipas PISA 2022, 60% e mësuesve, nuk dinë ta përdorin ose nuk kanë parë ndonjëherë kompjuter me sy;
- A kemi ne mediat kombëtare e lokale që promovojnë shtrembërimin e gjuhës shqipe me fjalë të huaja në emisione për fëmijë e të rritur, koncerte, debate etj me fjalët: Performancë, teksturë, kavurdisje, ingredient, aksesor, relaks, konfident, best friends, mikrofonim, etj, etj.
Dhe së fundi: A kemi pasur si shembuj më të mirë të shoqërisë dhe yjeve të kthimi, të fortët, kriminelët, hajdutët, tallagjarët e lagjes, të cilët/cilat, me pas bëhen Drejtor, ministra, deputet, kryetar bashkie?
Atëherë, perse habitemi vallë me rezultatet e MSh kur i dimë, i prekim dhe jetojmë çdo ditë, me to?


