Kancelari gjerman Fridrich Merz e konsideroi “katastrofë” humbjen e partisë së tij Bashkimi Kristian Demokrat në zgjdhjet lokale, por u zotua se do të mbetet në detyrë. Në shtetin verilindor të Meklenburg-Pomeranisë Perëndimore CDU-ja nuk arriti pragun prej 5% për të hyrë në parlamentin rajonal, duke shënuar edhe një rezultat më të dobët sesa parashikimet, që e kanë konsideruar si rezultatin më të dobët të partisë në atë rajon. Partia e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë AfD ishte në rrugën e duhur për të fituar më shumë vota në Meklenburg-Pomeraninë Perëndimore, por ka pak gjasa që ajo të qeverisë, pasi partitë e tjera refuzojnë të bëjnë koalicion me të. 

Pikërisht ky rezultat ka shqetësuar disa qarqe në Europë, pasi disa degë të partisë populiste AfD njihen si ekstremiste të djathta nga Shërbimi i Brendshëm i Inteligjencës gjermane, një etiketim që vetë partia e kundërshton me forcë. Ajo ka një veprimtari të gjerë kundër emigracionit, me parullën “Gjermania e Para” dhe me qëndrim miqësor ndaj Rusisë. AfD ka gjetur terren për rritje në zonat e ish-Gjermanisë Lindore Komuniste.

Rritja e AfD-së nuk lidhet vetëm me çështjen e emigracionit. Kostoja e jetesës, çmimet e energjisë dhe karburanteve, pasiguria në tregun e punës dhe vështirësitë e industrisë gjermane janë ndër shqetësimet që kanë dominuar debatin politik.

Instituti ekonomik gjerman Ië ka rishikuar në rritje parashikimin për rritjen ekonomike në vitin 2026, në rreth 1.2%. Megjithatë, instituti ka paralajmëruar për kostot e larta të energjisë, investimet private të kufizuara, humbjet e vendeve të punës dhe inflacionin mbi 2.5%, faktorë që ndikojnë në fuqinë blerëse të familjeve.

Një nga sektorët më të prekur është industria e automobilave. Volksëagen po zbaton një proces të gjerë ristrukturimi, ndërsa Bosch ka planifikuar deri në 13 mijë shkurtime vendesh pune në divizionin e automobilave. Edhe Porsche, Mercedes-Benz dhe BMë po përballen me kostot e larta të prodhimit, konkurrencën nga Kina dhe transformimin teknologjik të industrisë.

Në ish-Gjermaninë Lindore, këto probleme marrin një dimension të veçantë. Pavarësisht ngushtimit të hendekut në paga dhe punësim që prej ribashkimit të vendit, pasuria mesatare neto e familjeve në Lindje mbetet rreth gjysma e asaj në Gjermaninë Perëndimore.

Një element tjetër i rëndësishëm në rritjen e profilit të AfD-së është mbështetja publike e Elon Musk.

Në dhjetor 2024, Musk deklaroi në platformën X se “vetëm AfD mund ta shpëtojë Gjermaninë”. Në janar 2025, ai zhvilloi një bisedë të drejtpërdrejtë në X me lideren e AfD-së, Alice ëeidel, dhe u bëri thirrje gjermanëve të mbështesnin partinë. Më vonë ai u shfaq përmes një videoje në një tubim të AfD-së në Halle.

Pas rezultatit të AfD-së në Saksoni-Anhalt më 6 shtator, Musk iu përgjigj një postimi të ëeidel me shprehjen gjermane “Gut gemacht!”, që do të thotë “Bravo”.

Kandidati i AfD-së, Ulrich Sigmund, e falënderoi publikisht Musk për mbështetjen dhe foli për mundësinë e një bashkëpunimi të ardhshëm, veçanërisht në drejtim të krijimit të kushteve më të favorshme për investimet private në Gjermani, shkruan The Guardian.

Mbështetja e Musk merr një rëndësi të veçantë edhe për shkak të rolit të tij në industrinë automobilistike. Tesla ka fabrikën e saj të prodhimit në Grünheide, pranë Berlinit, dhe kompania ka planifikuar zgjerimin e aktivitetit dhe rritjen e prodhimit në Gjermani.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 12
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11