
Pas një jetë parlamentare me tone të ashpra e akuza të ndërsjellta, partia Demokratike e ajo Socialiste janë bërë bashkë. Komisionet për Reformën Zgjedhore e Territoriale do kenë të drejtën e vetos e do drejtohen nga dy kryetarë, për të përfaqësuar dy forcat e mëdha. Formula vjen e ndryshuar nga ajo e propozuar në projektvendimin fillestar. Negociatat janë kryer mes partive të mëdha. Në komisione janë përfshirë edhe partitë me 2 deputetë të cilat nuk kanë të drejtë vote e vetoje dhe kjo ka provokuar debatin.
Agron Shehaj i partisë Mundësia e ka quajtur dakordësinë PS-PD si një tentativë për të vrarë partitë e reja. “Keni vetëm një qëllim; pasi keni vjedhur së bashku për 35 vjet do të vazhdoni të vidhni së bashku, ky do të jetë rezultati i këtij komisioni të turpshëm,” tha Shehaj. Vota e tij dhe e Erald Kaprit ishte kundër, e mbështetur edhe nga Redi Muçi i lëvizjës Bashkë.
Ai tha se PS-PD synojnë të dëmtojnë partitë e vogla të cilat shumë shpejt do të bëhen të mëdha. Ai ngre zërin për pamundësinë e votës të partive të vogla. “Ku bazoheni që përjashtoni nga e drejta e votimit një parti parlamentare si më qenë një OJF apo që institucion që për të dhënë ca propozime apo për të dhënë mend. Ndërkohë që PS përfaqësohet me 7 anëtarë 7X7=14. Lëvizjes Bashkë i është mohuar e drejta e votës në këtë komision parlamentar. Qartazi përjashtimi ynë nënkupton dëmin që pritet t’u bëhet partive të vogla që shumë shpejt do të bëhen të mëdha.”-tha Muçi.
Ai tha se PS-PD synojnë të dëmtojnë partitë e vogla të cilat shumë shpejt do të bëhen të mëdha. Ai ngre zërin për pamundësinë e votës të partive të vogla. “Ku bazoheni që përjashtoni nga e drejta e votimit një parti parlamentare si më qenë një OJF apo që institucion që për të dhënë ca propozime apo për të dhënë mend. Ndërkohë që PS përfaqësohet me 7 anëtarë 7+7=14. Lëvizjes Bashkë i është mohuar e drejta e votës në këtë komision parlamentar. Qartazi përjashtimi ynë nënkupton dëmin që pritet t’u bëhet partive të vogla që shumë shpejt do të bëhen të mëdha.”-tha Muçi.

Pas debatit reagoi edhe kreu i grupit Parlamentar të PS-ës, Taulant Balla. Ai iu kthye Shehaj duke i thënë se kjo është hera e parë që në komisionin Zgjedhor përfshihen të gjitha partitë! “Ditën i takon për kandidatë, këtu i shan. Është e pamundur që të bëhet një komision i posacëm me të gjitha partitë, je i mirëpritur në mbledhje dhe ke të gjitha të drejtat sipas asaj që kanë dhe deputetët e tjerë. Sot jemi përpara faktiti që kemi konsensus 99%”-tha Balla.
Kreu i partisë Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj ka reaguar në rrjete sociale. Ai shprehet se PS-ja do bëjë çfarë të dojë se ka votat, ndërsa PD-ja ka parë interesin e vet dhe se partitë e reja s’mund të ankohen më tani. “Partitë e reja e patën mundësinë të bashkoheshin dhe ta shpartallonin sistemin. Ishte kjo arsyeja pse ne u shtrimë dorën, por morëm pas vetëm baltë e sulme. Tani, nuk është koha e duhur të ankohen.”-shkruan Lapaj.

Bashkëkryetari socialist i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjuknuri në emër të transparencës thotë se të gjitha partitë janë të përfaqësuara në Komision dhe se nuk kanë mandate për ndryshime kushtetuese. “Çështja e votës është irrelevante se ky komision sui generis, nuk ka një lloj të tillë në parlamentin shqiptar, votën e ka të barazvlefshme me veton e bashkëkryetarit. Veton dhe votën e kanë dy forcat e mëdha. Të gjitha partitë kanë të drejtë të kenë anëtarë dhe të bëjnë propozime si të tjerët.”-shprehet Gjiknuri.

Pedagogu Ervin Goci reagon pas paktit mes dy partive të mëdha duke postuar një koment në rrjete sociale, ndërsa nuk e kursen përshkrimin e situatës politike brenda partisë Demokratike. “Sa keq më vjen për demokratët e mirë që i përkasin shtresave më të goditura nga 35 vite vjedhje dhe tallje masive nga të dy krahët. Kur do ta marrin vesh që e vërteta e tyre është përtej establishmentit politik dhe krushqive sezonale?!”-shkruan Goci.

Analisti Endri Tafani e quan Reformën Zgjedhore një fustan me lule “kastile” për Ramën. “Po griseni atë dreq fustani e bëni një veshje për të gjithë shqiptarët!”-shkruan Tafani. Sipas tij baza e pushtetit të Ramës është ai Kod Zgjedhor. “Nëse nuk e kuptoni që baza e pushtetit të Ramës është ai Kod Zgjedhor, atëherë meritoni të zhdukeni totalisht e të bëheni të parëndësishëm në zgjedhjet e ardhshme!”-ashpërson gjuhën e tij Tafani.

Një dakordësi që bashkoi kahet e kundërta politike, ka mjaftuar për të krijuar mini furtuna që kanë nxjerrë në pah forcën e dobësinë e të mëdhenjve e të vegjëlve që kanë kartonat për të bërë reformat në shërbim të qytetarëve.


