

Nga Rezarta Caushaj
PROPAGANDA PRO-IRANIANE
Pas sulmit të targetuar të Izraelit mbi Iranin, janë hedhur dyshime nëse ky i fundit po përpiqet të ndërtojë armë bërthamore apo ky ishte një pretekst nga Izraeli.
Propaganduesit dhe ndjekësit e tyre kanë përdorur një gjysmë deklaratë të kreut të NDI-së, Tulsi Gabbard, para Kongresit. Deklarata nuk është e plotë dhe është përdorur jashtë konteksti.
Unë dëshiroj që publiku të jetë i aftë të verifikoj vetë, ndaj po sjell raportin e plotë të Tulsi Gabbard para Kongresit ne Mars, ku ajo thotë:
“Rezervat e uraniumit të pasuruar të Iranit janë në nivelet e tyre më të larta dhe janë të pashembullta për një shtet pa armë bërthamore.”
Por, njëkohësisht, pak më poshtë shton se në dijeninë e komunitetit të inteligjencës Udhëheqësi Suprem nuk ka dhënë ende urdhër të ndërtohen armë.
Në të vërtetë, raportimi ndodhi kur SHBA-të shpresonin të arrinin të frenonin iranin me marrëveshje, ndaj edhe deklarata është pakëz ambige, sic e kerkon rasti.
Por, ai qe nuk është ambig është raporti i Agjencisë Ndërkombetare të Energjisë Atomike i majit 2025, i cili ka konstatur:
– se Irani ka aktivitet të padeklaruar të pasurimit të uraniumit në 4 vendndodhje ( Levisan Shian, Varamin, Turquazabad e Merivan), të cilat janë gjurmuar nga Agjencia se janë përgatitur për këtë aktivitet qysh nga fillimi i viteve 2000;
– njëra prej tyre, Merivan, ka edhe një qendër testimi eksplozivësh, që tregon për aktivitet për qëllime jopaqësore;
– Irani ndryshon supervizorët e qendrave, duke e bërë kontrollin të vështirë dhe nuk jep shpjegime të besueshme teknike për anomalitë në aktivitetin e saj bërthamor;
– në njëfarë pike, Irani pretendon se materiali bërthamor është vendosur nga shërbime të huaja, po nuk sjell prova për këtë;
– ndërkohë që irani pretendon se nuk ka një program të strukturuar për ndërtimin e armës bërthamore, Agjencia konstaton se kjo bie ndesh me deklarata sporadike të krerëve politikë e ushtarakë, që kanë deklaruar se kanë kapacitete të tilla;
– por, më e rëndësidhmja për zhvillimet e fundit është se Agjencia, përmes testeve, ka provuar se Irani ka arritur 60% pasurim të uraniumit.
“Ndërkohë që aktivitetet e mbrojtura të pasurimit nuk janë të ndaluara në vetvete, fakti që Irani është i vetmi shtet jo-bërthamor në botë që prodhon dhe grumbullon uranium të pasuruar deri në 60% mbetet një çështje shqetësuese serioze, e cila ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare duke pasur parasysh implikimet e mundshme të përhapjes.”
Ky paragraf dhe raporti në tërësi provojnë jo vetëm ekzistencën e faciliteteve për pasurimin e uraniumit, por përpjekjen për t’i fshehur të Iranit e sidomos, pasurimin përtej nivelit të përdorimit paqësor.
Raporti i Agjencisë në komente.


