
Protesta e thirrur nga opozita është mbyllur me tensione. Demokratët kanë hedhur fishekzjarre e molotovë, ndërsa policia është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës. Berisha tha se: “Dosja Rama-Balluku nuk mbyllet deri në ditën e fundit të jetës së tyre, nuk ka forcë në botë që t’i mbrojë nga ndëshkimi popullor”. Ai akuzoi kreun e policisë Skënder Hitën se ka urdhëruar përdorimin e bombave kundër protestuesve, duke e quajtur kreun e policisë “Skënder Balluku”. Edhe pas incidenteve, Berisha siguroi se kryengritja do të vazhdojë. Gazetari Aulon Kalaja ka humbur ndjenjat, ndërsa probleme kanë hasur edhe deputetët Klevis Balliu dhe Luçiano Boçi të cilët janë dërguar me urgjencë në spital. Raportohet edhe për efektivë policie të lënduar, ndërsa në komisariat janë shoqëruar të paktën 20 persona. Berisha tha se janë hedhur helme që përdoren për verbimin e arinjve, granata zhurmuese dhe bomba.

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka vlerësuar reagimin e policisë si profesional për neutralizimin e përdorimit të molotovarëve të përdorur si “mish për top” për të djegur qytetin. “Shqipëria nuk do të merret peng nga një pakicë që nuk ngurron të përdorë të miturit për të djegur dhe për të fshehur dështimin e vet”, shkruan Lamallari. Ai përmes postimit në rrjete sociale ka shtuar se: “Mes atyre që ndërtojnë të ardhmen europiane të vendit dhe atyre që kërkojnë ta djegin atë, zgjedhja është tashmë e qartë nga mbarë shqiptarët”, shkruan Lamallari.

Një tjetër reagim ka ardhur edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka i cili është lënduar nga gazi lotsjellës duke thënë se: “Policia zbatoi urdhrin e Ramës”. Ai vijon: “Panikun e kreut të narkos nuk e ndalojnë dot as këta, që janë veshur si në luftë, as ata që hedhin ujë, që tek pallati i Arlis nuk kishin ujë. Këta lëvizin në këmbë në punë sepse s’kanë lekë të blejnë karburant Por urdhri i regjimit i detyron të përplasen. Edi Rama kujton se me terror do i mbyllë gojën opozitës. Fundi i pret”, tha Noka. Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi ka dënuar qëndrimin e policisë ndaj protestuesve duke thënë se: “Çdo punonjës i Policisë së Shtetit që kalon vijat e kuqe dhe dhunon haptazi ligjin do të mbahet personalisht përgjegjës. E drejta për të protestuar nuk mund të cenohet nga askush. Sulmi çnjerëzor nuk mund të falet”, tha ai.
https://www.instagram.com/reels/DXPug6zDWzE


Kreu i FRPD-së, Besart Xhaferri ka deklaruar se është ushtruar dhunë brutale nga policia ndaj protestuesit që sipas tij dolën në rrugë kundër qeverisë së lidhur me kartelët e drigës dhe korupsionit. “Ajo çfarë ndodhi në Tiranë është dëshmi e qartë se autokracia është në orët e fundit. Deputetë, aktivistë dhe qytetarë u dhunuan barbarisht nga struktura kriminale të Policisë së Shtetit, teksa shumë prej tyre përfunduan në spital”, shkruan Xhaferri. Në nisje kreu i demokratëve Berisha ka qeveria e ka mbajtur në heshtje mafioze refuzimin e raportit nga Brukseli pasi socialistët votuan pro heqjes së mandatit të deputetes, Belinda Ballukut dhe më pas qëndrimi me skandalin e AKSHI-t. Ai bëri thirrje se bashkimi me vendosmëri kundër Ramës është rruga e vetme.


