Mijëra protestues i kanë dhënë afat kryeministrit Edi Rama deri nesër më 21 qershor të largohet nga qeveria. Godina e kryeministrisë është rrethuar nga qytetarë. Ata protestojnë prej 21 ditësh kundër qeverisë. Shqiptarët e diasporës kanë ardhur duke u bashkuar me thirrjet për burgosjen e kryeministrit Edi Rama dhe kreut te opozitës Sali Berisha. Ata mbërritën në Tiranë me një autokolonë të gjatë me brohorima e thirrje kombëtare.

Sot u shpalosën kërkesë së reja si thirrja ndaj SPAK-ut për heqjen e imunitetit të Ramës dhe ndjekja penale ndaj tij për shkelje të Kushtetutës. Përveç largimit të Ramës, shihet si zgjidhje krijimi i një qeverie teknike, jo me figura të politikës, por me personalitete të shkencës dhe pas 8 muajsh të shkohet ne referendumin popullor.

Sekuestrimi i pasurive është një tjetër pikë e shpallur në podium, e cila do lejojë sekuestrimin e pasurive të politikanëve, deputetëve, ministrave të ardhurat e të cilëve nuk përputhen me investimet që kanë. Ajo që ra në sy ishte edhe ndjekje penale për ish-kryeministrin Sali Berisha i cili sipas tyre ka shkatërruar 500 fabrika e uzina, firma piramidale, sollën luftën civile.

Disa prej sloganeve të sotme janë “Je i rrethuar, s’ke për të shpëtuar”, “Ik nga Kryeministria se të pret qelia”, “Populli i fut frikën kryeministrit jo më Belindës që është nën hetim!”, drejtuar SPAK-ut: “Heto Ramën! Balluku, Veliaj, Ahmetaj s’kanë vjedhur vetëm!”, ndërsa sonte kanë njoftuar se do qëndrojnë në bulevard deri në mëngjes.

LËR NJË KOMENT

Avokate me profesion, 50-vjeçarja Fatima Zahra El Mansouri ka qenë për disa vite kryetare e bashkisë së Marrakeshit. Fatima Zahra El Mansouri është emëruar kryeministrja e parë grua e Marokut, pasi...
/ Sep 30
Nga Auron Tare Shiu i vjeshtës kishte filluar ndërsa unë isha në studiot e një televizioni që më kishte ftuar atë natë. Pas bisedës po prisja te kafja e televizionit...
/ Oct 3
Çfarë është Shqipëria e këtyre 35 viteve? Fatos Lubonja, një nga intelektualët e paktë që i ka mbetur Shqipërisë, për koherencën, qëndrueshmërinë e ideve të tij ndër vite dhe guximin...
/ Jul 29
Kuvendi i Kosovës miratoi me 91 vota pro projektligjin për Dhomat e Specializuara. Ndryshimet e propozuara lidhen edhe me Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë. Nisma e PDK-së kishte...
/ Oct 5