Nga Ervin Resuli

Studentët shqiptarë kanë treguar se frika nuk mund ta mposhtë dëshirën për liri, drejtësi dhe dinjitet! Jam dhe do të jem në krahun e tyre, duke dënuar çdo akt dhune të pajustifikuar të policisë ndaj qytetarëve që protestojnë. Por studentët duhet të kuptojnë diçka thelbësore: Kur një protestë përballet me dhunë, synimi është ta shtypin, jo domosdoshmërisht ta shuajnë. Dhe ky është një ndryshim i madh! Prandaj duhet të jenë të përgatitur mendërisht për ditë të vështira, për presion, provokime dhe përballje me forcat e policisë. Por të përgatitur nuk do të thotë të përgjigjen me dhunë. Do të thotë të jenë të organizuar, të bashkuar, të vendosur dhe të mos humbasin kauzën e tyre.

Kjo nuk është vetëm protesta e studentëve! Është edhe e fermerit që nuk mbijeton dot, e pensionistit që nuk blen dot ilaçet, e prindit që nuk përballon jetesën, e qytetarit që paguan naftën, taksat dhe çmimet gjithnjë e më të larta. Është protesta e kujtdo që ndien mbi shpinë peshën e korrupsionit dhe padrejtësisë. Ndaj, dilni dhe bashkohuni me studentët! Nuk ke guximin apo mundësinë të qëndrosh në rreshtin e parë? Qëndro në fund, mes qytetarëve të tjerë. Nuk mund të qëndrosh gjatë? Qëndro aq sa mundesh. Por mos qëndro indiferent! Studentët nuk duhet të mbajnë të vetëm mbi supe barrën e një shoqërie të tërë.

Dhuna mund të shpërndajë një turmë, por nuk mund të shuajë një kauzë të drejtë! Studentë, qëndroni të fortë, të bashkuar dhe të vendosur! Ruani njëri-tjetrin, mos bini pre e provokimeve dhe mos hiqni dorë nga e drejta juaj për të protestuar paqësisht. Sepse protestat mund të shtypen përkohësisht, por zemërimi i një populli që kërkon dinjitet nuk shuhet me shkopinj, gaz apo plumba gome!

LËR NJË KOMENT

Esmeralda Hasani është emëruar në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH). Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar emërimin e saj, pas shkarkimit nga detyra të Vlora Hysenit. Para...
/ Nov 12
Nga Elvana Tivari Po i marr me radhë, me Pishë Poro-Nartën si shembull, sepse aty shihet më mirë se çfarë mbron ky ligj. ① Arsyeja e parë e KM-së: projektligjet...
/ Nov 18
Cilët janë të rinjtë tanë ekselentë? Nëpër çfarë rrugësh të vështira kalojnë ata sot dhe për çfarë kanë nevojë? A i njohim realisht të rinjtë tanë dhe shpirtin e tyre...
/ Nov 16
Pas lajmeve për konfirmimin e një rasti me malarie në Shqipëri dhe dyshimeve për një pacient të dytë të prekur nga kjo sëmundje, Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar të...
/ Nov 18