Pas protestave masive prej disa muajsh në Serbi, këtë të martë në një deklaratë për mediat kryeministri Miloš Vučević njoftoi dorëheqjen e tij të parevokueshme. Gjatë fjalimit të tij ai njoftoi se do të qëndrojë në atë pozicion deri sa të zgjidhet një kryeministër i ri dhe se deri atëherë e gjithë qeveria do të jetë në dorëheqje dhe do të punojë me mandat teknik. “Do të bëj detyrën time deri sa të zgjidhet një kryeministër i ri. Në këtë moment, e gjithë qeveria është në një mandat teknik; me dorëheqjen e Kryeministrit, i gjithë kabineti bie, figurativisht dhe praktikisht, e gjithë qeveria është në dorëheqje.Ne do të bëjmë detyrat tona profesionalisht dhe me përgjegjësi deri sa të zgjidhet një qeveri e re ose deri sa të merret një vendim i ri ose i ndryshëm politik”– tha Vučević.

Mediat serbe “Tanjug” dhe “B92” raportojnë se Vučević para vendimit së dorëheqjes ka diskutuar dhe me presidentin Aleksandar Vučić, duke shtuar se ai pranoi vendimin dhe argumentet e tij. “Mendoj se kjo tregon përgjegjësinë e atyre që janë zgjedhur për të qenë të përgjegjshëm, politikanët duhet të pranojnë përgjegjësinë dhe të tregojnë se janë të gatshëm për të sjellë uljen e tensioneve në shoqëri.”– deklaroi Vučević.

Tragjedia në Novi Sad bëhet shkaku i protestës

Të premten e 2 nëntori, të vitit të kaluar 15 persona humbën jetën në Novi Sad, Serbi si pasojë e shembjes së pjeshme së strehës së stacionit të trenit ku ata po prisnin. Mediat serbe raportuan se konstruksioni prej betoni dhe çeliku u shemb në një moment kur njerëzit kanë qenë poshtë, disa në stola, disa pranë, pasi aty ka edhe një stacion autobusi. Sipas dëshmitarëve okularë, nuk kishte të dhëna se mund të ndodhte një tragjedi, struktura u shemb për pak sekonda dhe nuk kishte mundësi që njerëzit të shpëtoheshin. Në shenjë respekti qytetarët u mblodhën në Sheshin e Lirisë në qendër të Novi Sadit, duke lënë lule dhe duke ndezur qirinj, si dhe data 2 nëntor u shpall ditë zie.

“Ajo që hodhi një hije të madhe mbi vitin e fundit, por gjithashtu edhe mbi mandatin e kësaj qeverie, është ngjarja tragjike në Novi Sad më 1 nëntor 2024, një tragjedi e madhe.Për fat të keq, pamë sërish abuzime politike të asaj tragjedie dhe përpjekje që dikush të përfitonte politikisht nga humbja e jetëve njerëzore.” tha Vučević.

Karriera e Miloš Vučević 

Para se të merrte postin e kryeministrit më 30 mars të vitit 2024, Vuçeviç shërbeu si ministër i Mbrojtjes në qeverinë e mëparshme. Ai konsiderohet si një bashkëpunëtor i besueshëm i Vuçiçit. Jurist nga profesioni, Vučević ishte kryetar bashkie i Novi Sadit, qytetit të dytë më të madh në Serbi, nga viti 2012 deri në 2022. Ai u zgjodh për herë të parë përmes rindërtimit të shumicës qeverisëse në Asamblenë e Novi Sadit, pas formimit të koalicionit kombëtar midis Partisë Progresive Serbe (SNS) dhe Partisë Socialiste të Serbisë (SPS). Vučević u bë i njohur në nivel kombëtar nga fundi i mandatit të tij të dytë, si kryetar bashkie i Novi Sadit.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 12
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11