Seanca parlamentare ka rifilluar me surpriza. Tom Doshi dhe Sabina Jorgo kanë hequr dorë nga një mandat i ri në kuvendin e Shqipërisë. Lajmi është komunikuar nga Milva Ikonomi në fjalën e saj në kuvend. Sipas rregullit, deputetët e rinj që ngjiten në listë do të jenë Osman Teta dhe Meri Markiçi. Teta ishte kandidati i tretë në renditje i listës së mbyllur, ndërsa Markiçi, si gruaja më e votuar, me 614 vota.

Niko Peleshi u votua sot si kryetar i Kuvendit me 84 vota pro, 3 kundër. Emri i tij nuk është mbështetur nga opozita. Demokratët  kanë goditur tavolinat ndërsa zhvillohej votimi dhe në kuti futën fletë me parrulla, e vetmja që nuk iu afrua kutisë, ishte Mesila Doda.

Ndryshe nga i gjithë grupi, Tritan Shehu iu bind votimit, gjë të cilën kreu i demokratëve, Sali Berisha e “justifikoi” duke thënë se mundet të mos e ketë kuptuar drejtë mesazhin e dërguar në grup përmes Whatsapp-it, por vetë Shehu tha se shkoi pranë kutisë për refleks, duke konfirmuar se ka votuar kundër Peleshit. Mesazhi i parë i Peleshit theksoi rëndësinë e vendosjes së një standarti të ri të kodit të etikës. Berisha nuk ka kursyer akuzat se mbi të rëndojnë 5 dosje përfshirë edhe çështje pronash. “Peleshi duhet të ishte në burg e jo në krye të kuvendit”-tha Berisha. Në nisje të seancës së pasdites, demokratët kanë janë ngritur duke nderuar me një minutë heshtje ish-deputetin Azem Hajdari dhe ideologun konservator, amerikanin Charlie Kirk, i vrarë dy ditë më parë në Utah. Mazhoranca nuk u është përgjigjur duke preferuar të qëndrojë ulur.

Replikat në distancë mes kreut të grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi e kryeministrit Edir Rama iu kthyen rutinës së munguar prej muajsh. Sikur të mos kishte ndodhur shkëputja prej muajsh, çdo gjë ishte si më parë. Bardhi i iu drejtua Ramës duke i thënë: “Charles, si je? Po të pret McGonigal…” Ironia lidhej me skandalin e ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal. Nga biseda që mundi të regjistrohej u dëgjua në reagim indiferent i Ramës i cili i tha: Leh, leh! Vëmendja më pas shkoi te Mile e Mazniku. “Miss burgu, ec aty!”-kështu ka thërritur në sallën e kuvendit kreu i grupit Parlamentar të PD-ës, Gazment Bardhi kur deputetja e PS-ës, Sara Mile është ngritur të votojë Peleshin si kryetar të parlamentit. Batuta e tij është pasuar edhe nga ajo e Flamur Nokës: “Nesti Angoni, ky është Nesti Angoni!” duke iu referuar Arbjan Maznikut i cili sipas opozitës dyshohet të jetë personi që fshihet pas identitetit të denoncuesit të Erjon Veliajt i cili mbahet në paraburgim për shpërdorim detyre.

Pas seancës së votimit Rama është përshëndetur me grupin socialist, duke i shtrëguar duart Zegjinesë, Andis Sallën, me nënkryetaren e Kuvendit Klodiana Spahiu është treguar i përzemërt, ka vijuar bisedën me Blendi Klosin, ndërsa edhe Sara Mile është parë e qeshur në seancën e parë dhe në përvojën e re të saj si deputete dhe përfaqësuse e votuesve të Elbasanit. Gjatë kohës së votimit Rama është fotografuar teksa vizatonte mbi Kodin e Etikës së Deputetit. Ndryshe nga Rama, Berisha ka gjetur kohë të mbajë “nën vëzhgim” Ramën dhe Shehajn në videot e tyre në “Tik Tok”.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 11
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11