Në Maliq është zhvilluar protesta e paralajmëruar kundër shkrirjes së Bashkisë Maliq dhe bashkimit të saj me Bashkinë Korçë.

Gjatë protestës, në momentin kur gazetarët po intervistonin disa prej protestuesve, ka pasur një përplasje mes tyre dhe organizatorit të protestës, Arjan Asimit.

Sipas gazetarëve të pranishëm, Asimi ka ndërprerë intervistat, duke i akuzuar mediat si të shitura dhe në shërbim të pushtetit. Situata është tensionuar më tej, ndërsa ndaj gazetarëve janë përdorur edhe ofendime dhe ka pasur përplasje fizike.

Gazetarët kanë ndërprerë intervistat dhe janë larguar nga protesta, duke kundërshtuar akuzat dhe sjelljen ndaj tyre gjatë ushtrimit të detyrës.

Pas incidentit, gazetarët i janë drejtuar Komisariatit të Policisë Maliq, ku kanë kërkuar marrjen e masave lidhur me pengimin e ushtrimit të detyrës, përplasjen fizike dhe denigrimin e figurës së tyre.

Arjan Asimi është i njohur publikisht edhe si eksponent politik i subjektit “Shqipëria Bëhet”.

LËR NJË KOMENT

Avokate me profesion, 50-vjeçarja Fatima Zahra El Mansouri ka qenë për disa vite kryetare e bashkisë së Marrakeshit. Fatima Zahra El Mansouri është emëruar kryeministrja e parë grua e Marokut, pasi...
/ Sep 30
Nga Auron Tare Shiu i vjeshtës kishte filluar ndërsa unë isha në studiot e një televizioni që më kishte ftuar atë natë. Pas bisedës po prisja te kafja e televizionit...
/ Oct 3
Çfarë është Shqipëria e këtyre 35 viteve? Fatos Lubonja, një nga intelektualët e paktë që i ka mbetur Shqipërisë, për koherencën, qëndrueshmërinë e ideve të tij ndër vite dhe guximin...
/ Jul 29
Kuvendi i Kosovës miratoi me 91 vota pro projektligjin për Dhomat e Specializuara. Ndryshimet e propozuara lidhen edhe me Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë. Nisma e PDK-së kishte...
/ Oct 5