
Nga Aranita Brahaj
Verifikim dhe Kontroll Fakti (FACT-BASED AND CHACKING)
1. A është Shqiperia Lider në Rajon për Prokurimin Publik – JO 2. Pse Raporti i “OECD Sigma” u citua nga media me këtë pohim ??? – Propagandë 3. Citimi i saktë: Shqipëria është lider në Dixhitalizim për Prokurime Publike, pra ka një sistem elektronik për tendera dhe këtë e ka që në vitin 2009 kur qeveriste e djathta.
Sa i perket indikatorëve cilësor Prokurim Publik: Shume kontrata bëhen “dpd” me ligje dhe VKM speciale në anashkalim të Legjislacionit për Prokurime Publike në sistem elektronik dhe garë të rregullt. Në vitin 2023 Shqipëria prokuroi vetëm 6.4 % të GDP-së , do duhej 10 deri 15 %. Diferenca tregon se kontraktimet bëhen pa procedurë të rregullt prokurimi. Shqipëria ka vite që nuk përmbush kriterin për legjislacion pra ligj dhe regjistër për Partnertitet Publik Privat PPP dhe kjo është mangësi i Prokurimit Publik. 12 kontrata PPP paguhen me buxhet shteti dhe 7 prej tyre vazhdojnë të paguajne megjithëse po hetohen për korrupsion nga SPAK-u.
Shqipëria ka nivel të lartë të markimit me “red flag” të tenderave që janë pa garë dhe pa konkurencë. Niveli qëndron mbi 40% në Bashki dhe mbi 50% në Agjensi të Ekzekutivit. Aktorë të pushtetit (edhe ministra) po nxisin donatorët të mbështesin organizata dhe raporte nga OJF që ” lëvdojne” qeverinë për Prokurimin Publik dhe të lënë pa mbështetje organizatat që skanojnë dhe vlerësojnë riskun korruptiv në tendera. Për fat të keq disa organizata “fake” janë promovuar me fonde gjatë vitit 2024. Gjurmimi dhe transparenca e të dhenave mbi prokurime, kontraktime dhe biznese të caktuara “OpenProcurementAlbania” apo “OpenCorporateAlbania” janë garanci për zbardhjen e dosjeve korruptive drejtpërdrejtë për drejtor/ djem Partiak.


