
Në ka një gjë të kristaltë në përmasat që po merr ngjarja e Zvërnecit është pikërisht kjo: Rama dëshiron ta kanalizojë vëmendjen e opinionit publik te dhuna që kompania e sigurimit ushtroi ndaj protestuesit.
Pse? Sepse dëshiron të menaxhojë krizën e krijuar, duke shfryrë urrejtjen që ka shpërthyer te qytetarët, shfaqur edhe aq agresive në rrjete saqë edhe zyrës së propagandës i ka dalë nga kontrolli.
Po çështja nuk është këtu, apo jo, edhe pse dhuna është e dënueshme.
Çështja është: a është Rama strumbullari i këtij vizioni plaçkitës së Shqipërisë apo po i bëhet ndonjë puç nga kompani si Kastrati etj.?!
Prandaj Rama ka nxjerrë turravrap Erion Braçen, Ardit Bidon etj. që t’ia qetësojnë pak “turmat”, e njerëzit të komentojnë veç për dhunën.
Po i qartë është bërë edhe fakti se Sali Berishës nuk po i del asnjë fjalë nga goja, Agron Shehaj ka harruar të niset drejt Vlorës siç ka bërë kundër Bashkim Ulajt në Rrjoll dhe në Vlorë është vetëm Lëvizja Bashkë.


