
Kuvendi i Kosovës miratoi me 91 vota pro projektligjin për Dhomat e Specializuara. Ndryshimet e propozuara lidhen edhe me Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë. Nisma e PDK-së kishte kaluar më herët në Komisionin për Legjislacion, i cili e kishte përkrahur në parim projektligjin me votë unanime. Ky ligj u propozua nga Partia Demokratike e Kosovës pasi ish-krerët e UÇK-së Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi u dënuan për krime lufte. Miratimi është bërë për leximin e parë ndërsa sipas procedurës ai kalon në komisionet përkatëse. Janë komisionet ato që mund të propozojnë amendamente dhe përgatisin raportin me rekomandime për Kuvendin. Në seancë plenare projektligji kthehet së bashku me amendamentet dhe raportin e komisionit.

Në sallën e kuvendin kryeministri Albin Kurti i konsideroi si të ngutshme ndryshimet dhe koha për shqyrtimin e tyre ka qenë e shkurtër, por garantoi se do i mbështeste ato. Kurti mbështeti luftë e UÇK-së duke thënë se ajo ishte e drejtë. “UÇK-ja nuk ishte vetëm përgjigje ndaj suprimimit të autonomisë së Kosovës, por edhe ndaj asaj që ai e quajti gjenocid të Serbisë ndaj Kosovës. Për UÇK-në nuk mund të ketë gjyq”, tha Kurti.Kurti i dha të drejtë qytetarëve që dolën kundër Gjykatës Speciale, dyke thënë se zemërimi i tyre nuk është marrë parasysh me hërët. “Veprime të ngutshme janë bërë edhe në vitin 2015”, tha Kurti, duke shtuar se zemërimi i qytetarëve ndaj Speciales është, sipas tij, i drejtë dhe ka ekzistuar edhe atëherë, por nuk është marrë parasysh. Përgjegjësia sipas Kurtit për krijimin e Dhomave Speciale është pë rata që e votuan.

Deputeti i PDK-së dhe propozuesi i projektligjit, Përparim Gruda, tha në kuvend se do lejojnë të kompromentohet historia. Ai u shpreh se proceset e zhvilluara në Hagë treguan se nuk ka patur trafik organesh. Gruda sqaroi se me ndryshimet e reja Speciales nuk i hiqet e drejt pët të vazhduar punën, po synohet të kufizohet një pjesë e juridiksionit, pjesë e së cilit janë edhe krimet e luftës.


