
Nga Habjon Hasani
Një projekt energjitik i mbështetur nga ish-ambasadorja amerikanë në Shqipëri, Yuri Kim, dyshohet se po shërben si burim financimi i një rrjeti kompanish turko-iraniane të sanksionuara nga Shtetet e Bashkuara, biznese të lidhura me gardën ushtarake të Iranit dhe kontrabandën e hidrokarbureve. Por le ta nisim këtë histori që nga fillimi. Në vitin 2022 fill pas luftës në Ukrainë, ish-ambasadorja amerikane Yuri Kim doli publikisht në mbështetje të një projekti që parashikonte të sillte në Shqipëri dy Anije të Gjenerimit Termik (AGT) nga Bangladeshi. Këto dy AGT presupozoheshin të prodhonin energji elektrike.
Shteti shqiptar kreu një procedurë të dyshimtë dhe të nxituar për blerjen e dy AGT-ve, të cilat u sollën nga një kompani amerikane. Këto anije të gjenerimit termik, AGT, prodhojnë energji me kosto të paktën 4 fish më të lartë se kostoja energjisë që eksporton Shqipëria, sipas një investigimi ndërkombëtar që ka konsultuar “Hashtag.al.” Ky rendiment mizerabël, bëri që vënia e tyre në punë të vononte, por kontrata e lidhur e detyron shtetin shqiptar që t’i përdorë dy AGT-të. Ndaj dhe për t’i ndezur dhe për t’i vënë në punë, duhej siguruar karburant. Për këtë arsye Koorporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) bëri porosi në tregun ndërkombëtar për sigurimin e sasisë së parë të karburantit prej afro 21 mijë ton. Kjo sasi karburanti me vlerë 11 milionë dollarë mbërriti në Shqipëri në fillim të muajit Nëntor 2024.
Lexo investigimin e plotë nga “Hashtag.al”


