
Nga Ilir Kalemaj
– Tirana ka ditë me indeks të cilësisë së ajrit mbi 130, pra nivele ndotje alarmante që këshillohet të dilet me maskë N95 pse mos të dilet nga ambjentet e mbyllura. Ndotja, plus ishujt e nxehtë urbanë ku klasifikohet gjithë perimetri i vijës së verdhë i xhunglës tiranase, janë sidomos me rrezik për fëmijët dhe të moshuarit.
– Vlora për të kompesuar plehrat që digjen, i kanë hequr dhe ujin përkohësisht por helbete aeroporti do të hapet për turistët një ditë. Kur të hapet, do na lënë shëndenë zogjtë shtegtarë por kush pa bereqet prej tyre
– Problemet e mostrajtimit të shëndetit mendor bashkë me plagët sociale dhe mungesën e perspektivës ekonomike, po shndërrojnë vetvrasjet në epidemi me plot katër të tilla brenda 48 orëve.
– Bullizmi i përkeqësuar nga keqpërdorimi i rrjeteve sociale, nuk përmisohet nga prindër që nxisin fëmijët drejt mbijetesës së më të fortit, njëjtë si në xhungël. Edukata fillon nga familja, vijon nëpër shkolla dhe mbështetet nga shoqëria por kur sheh fëmijë që nxiten drejt zgjidhjeve të dhunshme ose lihen azgat rrugëve, ska se si mos të kaplohesh nga pesimizmi për të ardhmen e afërt.
– Solidariteti shoqëror dëshmohet sigurisht kur sheshparkimi përpara banesës shndrrohet në arenë lufte, ku pagesat e administrimit të ambjenteve të përbashkëta në shkak për sherr, ku provokacia ndesh kudo nga të mbikafeinosur të rëndomtë, apo ku trapono e famshme në orar dreke dhe bucimi i tallavasë dhe spektakli i fishekzjarreve të përnatshme nis pas mesnate. Natyrisht shoqëruar me xhirim gomash dhe marmita të modifikuara pa orar.
– Plehrat kapicë në cdo skaj të territorit, qentë e rrugës, pluhurin në verë dhe baltën në dimër në fjetoren urbane, ujërat e stërndotura të det, lum dhe liqen, pyjet e prerë dhe të vënë në flakë, betonizimin ekstrem dhe trafikun kaps i kemi si hajmali mos të na zërë shpejt integrimi n’Evropi
– Korrupsionin e luftojmë por ai qerrata sa vjen e shtohet, krimin ne bam dhe ai ham, shtetin të kapur dhe shoqërinë e hapur, por këto janë ca zakone prapanike që dikur do marrin zgjidhje
Forca miq, modestia mënjanë, rendisni dhe ju probleme të ngjashme .


