
Çmimi i kafesë në bursat e huaja ka shënuar nivele rekord, duke reflektuar një rritje të ndjeshme që pritet të ndikojë edhe në tregun shqiptar. Pas muajit prill 2024, çmimet e kafesë kanë nisur të rriten, veçanërisht për kafen robusta, që zë një pjesë të madhe të konsumit në vendin tonë. Ky shtrenjtim i çmimit në tregjet ndërkombëtare, si pasojë e faktorëve si thatësira dhe reshjet e dëmshme në Brazil, pritet të ndikojë edhe në çmimet që do të paguajnë konsumatorët shqiptarë në bare dhe restorante.
Sipas Kryetarit të Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, Enri Jahja, kjo rritje është e pashmangshme dhe pritet të nisë që nga shkurt i vitit të ardhshëm, pas furnizimeve të reja. Çmimi i kafesë robusta, i cili shitet aktualisht në bare me çmim 60-70 lekë, do të përballet me një rritje të mundshme, për shkak të luhatjeve të çmimeve në bursat ndërkombëtare. Po ashtu, çmimi i kafesë arabike, që është më i shtrenjtë, do të pësojë gjithashtu një ngritje të ndjeshme. Rritje të çmimeve të kafesë në vlera 10 deri në 20 lekë, u reflektuan që vitin e kaluar sipas Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve.
Për më shumë lexo artikullin origjinal të Monitor.al


