Banesë në rikonstruksion në lagjet historike të Gjirokastrës. Foto: Media Amfora

Kërkesat e larta për shtretër dhe shërbime turistike si pasojë e rritjes së turizmit, kanë shkaktuar një valë të re ndërtimesh pa leje në qytetin e gurtë të Gjirokastrës.

Një nga qytetet e paktë të mbetur në Ballkan që ende ruan tiparet mesjetare, në vetëm 5 vitet e fundit ka regjistruar 33 ndërhyrje pa leje në lagjet historike, duke tjetërsuar banesat Monument Kulture. Promovimi si një prej destinacioneve më tërheqëse turistike duket se ka shtuar presionin për më shumë shtretër tek qytetarët, të cilët duan t’i përdorin këto banesa për të akomoduar turistë dhe për të fituar diçka për veten.

Në një investigim të publikuar nga Amfora.al, thuhet se në shumicën e rasteve prokuroria nuk i ka nisur ose i ka pushuar hetimet. 

Ndërhyrjet e paligjshme po tolerohen në heshtje nga autoritetet ligjzbatuese dhe ato të mbrojtjes së territorit, mesa duket në emër të rritjes së fitimeve nëpërmjet turizmit. Për më shumë lexoni artikullin e plotë në Amfora.al.

Kompleksi Tregtar i “ Zigait”, me stil unik të viteve’ 30 po degradohet. Foto: Media Amfora

Leave a Reply

  • (not be published)