Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që synon të bllokojë shtetet të zbatojnë rregulloret e tyre për Inteligjencën Artificiale. “Ne duam të kemi një burim të vetëm qendror miratimi,”- u tha Trumpi gazetarëve në Zyrën Ovale. “Urdhri i japë administratës së Trumpit mjete për të kundërshtuar rregullat më “ashpra”, -tha këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për AI, David Sacks. Ai shtoi se qeveria nuk do i kundërshtojë rregullat që lidhen me sigurinë e fëmijëve.

Ky hap përbën një fitore për gjigantët e teknologjisë, të cilët kanë kërkuar legjislacion për AI në nivel kombëtar në SHBA, pasi kjo mund të ketë një ndikim të madh në objektivin e Amerikës për të udhëhequr industrinë që po zhvillohet me ritme të shpejta. Shefat e kompanive të AI kanë argumentuar se rregulloret në nivel shteti mund të ngadalësojnë inovacionin dhe të pengojnë SHBA-në në garën e saj me Kinën për të dominuar industrinë, ndërsa kompanitë po investojnë miliarda dollarë në këtë teknologji.

“BBC” ka kontaktuar kompanitë e AI, “OpenAI”, “Google”, “Meta” dhe “Anthropic” për një koment, por njoftimi është pritur me kundërshtime. Shteti i Kalifornisë, i cili është “shtëpia” e shumë prej kompanive më të mëdha të teknologjisë në botë, tashmë ka rregulloret e veta për AI. Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Neësom, i cili është kritik i hapur i Trumpit, publikoi një deklaratë të ashpër në përgjigje të urdhrit ekzekutiv, duke e akuzuar atë për korrupsion.

“Sot, presidenti Trump vazhdoi mashtrimin e tij të vazhdueshëm në Shtëpinë e Bardhë, duke u përpjekur të pasurojë veten dhe bashkëpunëtorët e tij, përmes një urdhëri të ri ekzekutiv që synon të zëvendësojë ligjet e shteteve që mbrojnë amerikanët nga teknologjia e pakontrolluar e AI.” Më herët këtë vit, Newsom nënshkroi një ligj që kërkon nga zhvilluesit më të mëdhenj të AI të paraqesin plane për të kufizuar rreziqet që vijnë nga modelet e tyre të AI. Shtete të tjera, përfshirë Koloradon dhe Nju Jorkun, kanë miratuar gjithashtu ligje që rregullojnë zhvillimin e kësaj teknologjie. Newsom ka thënë se ligji vendos një standard që ligjvënësit amerikanë mund ta ndjekin.

Kritikë të tjerë të urdhrit ekzekutiv të Trumpit argumentojnë se ligjet e shteteve janë të nevojshme për mungesën e rregullave kuptimplotë në nivel federal. “Heqja e të drejtës së shteteve për të miratuar mbrojtjet e tyre për AI minon të drejtat themelore të shteteve për të vendosur rregulla të mjaftueshme që mbrojnë banorët e tyre,”- tha Julie Scelfo, nga grupi i avokatisë “Mothers Against Media Addiction”, në një deklaratë.

“Por fakti që secili shtet po harton ligjet e veta, ka krijuar një mozaik rregullash që mund të jenë të dëmshme për industrinë amerikane të AI”,- tha Michael Goodyear, profesor i asociuar në Shkollën e Ligjit të Nju Jorkut. “Do të ishte më mirë të kishim një ligj të vetëm federal sesa një grup ligjesh kontradiktore shtetesh. Megjithatë, kjo supozon që do të kemi një ligj federal të mirë,” i tha ai “BBC-së”. Grupi lobues i teknologjisë, “NetChoice”, e përshëndeti urdhrin ekzekutiv. “Ne mezi presim të punojmë me Shtëpinë e Bardhë dhe Kongresin për të vendosur standarde mbarëkombëtare dhe një set të qartë rregullash për inovatorët,”- tha drejtori i politikave të grupit, Patrick Hedger.

Ky shkrim është pronë intelektuale e “BBC”

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Gjergj Erebara Banka e Shqipërisë bleu shifrën rekord të 428.5 milionë eurove gjatë muajve prill, maj dhe qershor të këtij viti, një shifër e cila, sipas të gjitha gjasave,...
/ Oct 10
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ndonëse kanë kaluar 36 vite nga rrëzimi i komunizmit, Shqipëria duket se ka ndërruar emërtimin e sistemit politik, por jo përmbajtjen e saj. Kjo shembullzohet me efektet dhe diksursin publik...
/ Oct 10