Presidenti Serb, Aleksandar Vuçiç, është vënë nën qendër të akuzave, pasi gazetari investigativ kroat Domagoj Margetiç publikoi foto dhe video që pretendohet se e lidhin atë me një grup snajperistësh në Sarajevë gjatë rrethimit të qytetit (1992–1996). Lajmi dhe detajet janë bërë publike nga The Telegraph, i cili raporton se materialet e reja sugjerojnë se Vuçiç ka qenë i pranishëm në pozicionet nga ku snajperët serbë qëllonin civilët boshnjakë.

Sipas Margetiç, Vuçiç ishte pjesë e një njësie paraushtarake nën kontrollin e Partisë Radikale Serbe në vitet 1992–1993, e stacionuar në varrezat hebraike të Sarajevës, një prej pikave kryesore nga ku snajperët qëllonin mbi qytet. Gazetari ka dorëzuar në prokurorinë italiane materiale filmike, fotografi, audio dhe dokumente për ta mbështetur këtë pretendim, duke deklaruar: “E kam informuar prokurorinë për gjithçka që di mbi lidhjen e Aleksandar Vuçiç me safaritë njerëzore në Sarajevën e luftës.”

Ai pretendon se videot e vitit 1993 tregojnë Vuçiç në një pozicion ushtarak duke mbajtur një pushkë, ndërsa një video tjetër, publikuar së fundmi, e tregon atë duke udhëtuar me një automjet ku në bagazh ndodhet një kafkë njerëzore me një helmetë të OKB-së.

Zëdhënësja e presidentit Vuçiç, Suzana Vasiljeviç, i ka cilësuar pretendimet si “dezinformim dashakeq” dhe politikisht të motivuara, duke thënë për The Telegraph se: “Presidenti Vuçiç nuk ka marrë pjesë në aktivitete luftarake dhe nuk ka përdorur armë.” Mbështetësit e tij pretendojnë se objekti që shihet në video nuk është pushkë, por një trekëmbësh kamerash, pasi Vuçiç në atë periudhë punonte si gazetar. Vetë ai ka thënë se bëhej fjalë për një çadër.

Ekspertë të Ballkanit paralajmërojnë se megjithëse disa detaje duken të besueshme, pretendimet e tilla kërkojnë prova të forta dhe hetime të thelluara. Helena Ivanov nga Henry Jackson Society deklaroi: “Pretendimet shpërthyese kërkojnë prova të jashtëzakonshme. Duhen hetime të plota dhe transparente.” Analisti Jasmin Mujanovic shton se provat për ekzistencën e “safarive njerëzore” janë rritur, duke përfshirë edhe dëshmi nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë.

Prokurorët italianë kanë hapur zyrtarisht një dosje mbi pretendimet, duke hetuar jo vetëm rolin e mundshëm të Vuçiçit, por edhe përfshirjen e qytetarëve italianë dhe të huajve të tjerë që dyshohet se paguanin për të qëlluar civilë gjatë rrethimit të Sarajevës. Ndërsa presidenti serb i mohon të gjitha akuzat, publikimet më të fundit, deklaratat e ekspertëve kanë shtuar presionin për hetime ndërkombëtare më të gjera.

LËR NJË KOMENT

Avokate me profesion, 50-vjeçarja Fatima Zahra El Mansouri ka qenë për disa vite kryetare e bashkisë së Marrakeshit. Fatima Zahra El Mansouri është emëruar kryeministrja e parë grua e Marokut, pasi...
/ Sep 30
Nga Auron Tare Shiu i vjeshtës kishte filluar ndërsa unë isha në studiot e një televizioni që më kishte ftuar atë natë. Pas bisedës po prisja te kafja e televizionit...
/ Oct 3
Çfarë është Shqipëria e këtyre 35 viteve? Fatos Lubonja, një nga intelektualët e paktë që i ka mbetur Shqipërisë, për koherencën, qëndrueshmërinë e ideve të tij ndër vite dhe guximin...
/ Jul 29
Kuvendi i Kosovës miratoi me 91 vota pro projektligjin për Dhomat e Specializuara. Ndryshimet e propozuara lidhen edhe me Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë. Nisma e PDK-së kishte...
/ Oct 5