Presidenti amerikan Donald Trump ka në plan të “ndahet” nga Tesla e tij e kuqe të cilën e bleu vetëm para 4 muajve. Lajmi konfirmohet nga një zyrtar i lartë i  Shtëpisë së Bardhë për median e djathtë amerikane “CNN”.

Automjeti i tij qëndron i parkuar në hyrjen perëndimore të Shtëpisë së Bardhë, kjo vetëm një ditë pas debatit e përplasjeve me Trump dhe Elon Musk që është edhe CEO i kompanisë “Tesla”, konflikt i cili u bë publik në të gjitha mediat ndërkombëtare. Më herët Trump ka lejuar që makina e tij të përdoret edhe nga anëtarë të rinj, pjesë e stafit.

“Duke dalë për një xhiro me Tesla-n e Presidentit Trump dhe @PressSec,” postoi Margo Martin në X gjatë majit, duke ndarë një foto nga brenda makinës, së bashku me zëdhënësen e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.

Makina tani rri mënjanë, ndërsa në mars ajo ishte në qendër të vëmendjes pasi Trump e kishte kthyer sheshin në pjesën jugore të Shtëpisë së Bardhë në një “sallon” për makinën e tij të kuqe, si një shenjë miqësie e mbështetjeje për Musk i cili pritej të bëhej këshilltari i tij presidencial. Trump madje njoftoi se kishte blerë një Cybertruck për mbesën e tij.

Tani çdo gjë ka mbetur pezull ndërsa Musk ka plasur publikisht skandalin e përfshirjes së Trump në dosjen e Epstein. Debati mes tyre erdhi pasi Musk kundërshoi projektligjin gjithëpërfshirës të Trump për shkurtimin e taksave dhe shpenzimeve.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 12
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11