Një sondazh i gjerë i realizuar në nëntë vende europiane ka nxjerrë në pah se perceptimi ndaj Donald Trump mbetet dukshëm negativ në kontinent. Siç raportoi The Guardian, pothuajse gjysma e europianëve rreth 48% e konsiderojnë presidentin amerikan si “armik të Europës”, me nivele më të larta mosbesimi në Belgjikë dhe Francë, dhe më të ulëta në Kroaci e Poloni.

Ky sondazh, i kryer për platformën franceze Le Grand Continent nga agjencia e sondazheve Cluster17, tregon jo vetëm qëndrimet ndaj Trump-it, por edhe gjendjen aktuale të pasigurisë gjeopolitike në kontinent. The Guardian thekson se europianët ndihen më të rrezikuar se kurrë nga mundësia e një lufte të hapur me Rusinë, ndërsa 51% e tyre e konsiderojnë këtë rrezik të lartë. Vendet më pranë kufirit lindor, si Polonia, shfaqin nivele edhe më të larta shqetësimi.

Pavarësisht frikës së madhe nga konflikti dhe perceptimit negativ për Trump-in, europianët nuk heqin dorë nga rëndësia strategjike e marrëdhënieve me SHBA-në. Sipas të dhënave të cituara nga sondazhi, opsioni më i mbështetur për mënyrën se si BE-ja duhet t’i qaset administratës amerikane mbetet “kompromisi”. Kjo tregon se, edhe në një klimë tensioni dhe pasigurie, aleanca transatlantike shihet si thelbësore për stabilitetin e kontinentit.

Nga ana tjetër, sondazhi konfirmon se angazhimi pro-BE mbetet i forte, gati tre të katërtat e europianëve duan që vendi i tyre të mbetet pjesë e unionit, dhe shumica beson se Brexit ka qenë i dëmshëm për Britaninë e Madhe. Kjo pasqyron një Europë që, përkundër sfidave të jashtme dhe tensioneve të brendshme, vazhdon të mbështesë idenë e bashkimit si një formë mbrojtjeje ndaj pasigurive globale.

Sipas analizës së The Guardian, Europa po hyn në një “epokë rreziku”, duke u përballur me dilema të reja të sigurisë dhe me një ndjenjë të thelluar të dobësisë kombëtare. Megjithatë, pikërisht këto rrethana duket se kanë forcuar bindjen se stabiliteti dhe uniteti europian janë më të rëndësishëm se kurrë.

LËR NJË KOMENT

Avokate me profesion, 50-vjeçarja Fatima Zahra El Mansouri ka qenë për disa vite kryetare e bashkisë së Marrakeshit. Fatima Zahra El Mansouri është emëruar kryeministrja e parë grua e Marokut, pasi...
/ Sep 30
Nga Auron Tare Shiu i vjeshtës kishte filluar ndërsa unë isha në studiot e një televizioni që më kishte ftuar atë natë. Pas bisedës po prisja te kafja e televizionit...
/ Oct 3
Çfarë është Shqipëria e këtyre 35 viteve? Fatos Lubonja, një nga intelektualët e paktë që i ka mbetur Shqipërisë, për koherencën, qëndrueshmërinë e ideve të tij ndër vite dhe guximin...
/ Jul 29
Kuvendi i Kosovës miratoi me 91 vota pro projektligjin për Dhomat e Specializuara. Ndryshimet e propozuara lidhen edhe me Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë. Nisma e PDK-së kishte...
/ Oct 5