Protesta studentore është shoqëruar me akte të vazhdueshme dhune dhe përplasjeje mes protestuesve dhe policisë, duke krijuar një situatë të rrezikshme për të pranishmit, mes tyre edhe punonjës të mediave, gazetarë e operatorë. Teksa raportonte situatën në terren, mësohet se gazetarja Fatime Halmusa ka përfunduar në spital, me lëndime në këmbë dhe me vështirësi në frymëmarrje nga tymueset që u hodhën drejt protestuesve. Sipas Asociacionit të Gazetarëve të Shqipërisë, gazetarja Fatime Halmusa është lënduar fizikisht nga punonjësit e Policisë së Shtetit, duke dënuar me forcë sjellet e dhunshme ndaj gazetarëve dhe ekipeve të xhirimit. Burime për Gogo.al bëjnë të ditur se gazetarja e FaxNews, Fatime Halmusa ka marrë ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Përpos dhunës, gazetarët janë penguar të raportojnë ngjarjen nga terreni, ku ekipi i televizionit A2CNN është përzënë forcërisht teksa po pasqyronte protestën që po zhvillohej pranë Ministrisë së Brendshme. Në reagimin e tij, gazetari Anesti Barjamemaj sqaron situatën, duke deklaruar se punonjësit e policisë kanë vijuar sjelljet e dhunshme, ndonëse janë prezantuar si ekip xhirimi i një televizioni.

“Disa efektivë policie dhe civilë po tentonin të ndalonin disa protestuesi. Në momentin që na panë kanë filluar me sjellje të dhunshme, si ndaj meje ashtu edhe ndaj operatorit Henri Simota, pa asnjë shkak. Iu prezantuam që jemi media që po raportojmë dhe jemi live, por kjo nuk i pengoi oficerët e policisë për të vijuar sjelljen e dhunshme”, shkruan gazetari Barjamemaj.

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë i bën thirrje Policisë së Shtetit që të ndalojë menjëherë sulmet ndaj gazetarëve dhe operatorëve, duke e cilësuar situatën të papranushme dhe që kërkon trajtim urgjent nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe Prokuroria e Tiranës.

LËR NJË KOMENT

Esmeralda Hasani është emëruar në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH). Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar emërimin e saj, pas shkarkimit nga detyra të Vlora Hysenit. Para...
/ Nov 12
Nga Elvana Tivari Po i marr me radhë, me Pishë Poro-Nartën si shembull, sepse aty shihet më mirë se çfarë mbron ky ligj. ① Arsyeja e parë e KM-së: projektligjet...
/ Nov 18
Cilët janë të rinjtë tanë ekselentë? Nëpër çfarë rrugësh të vështira kalojnë ata sot dhe për çfarë kanë nevojë? A i njohim realisht të rinjtë tanë dhe shpirtin e tyre...
/ Nov 16
Pas lajmeve për konfirmimin e një rasti me malarie në Shqipëri dhe dyshimeve për një pacient të dytë të prekur nga kjo sëmundje, Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar të...
/ Nov 18