15 anëtarë të Këshillit Bashkiak në Poliçan kanë dhënë dorëheqjen. Heshtja e qeverisë para kërkesës së tyre për të mos u bashkuar me Beratin. Ata kanë paralajmëruar se do dalin në protesta para kuvendit dhe u bënë thirrje edhe bashkivë të tjera t’u bashkohen. Duke refuzuar programin “Besa” përfaqësues të këshillit bashkiak kanë njoftuar dorëheqjen para banorëve. Sipas tyre pritej që përfaqësuesit politikë të shkonin për të dëgjuar shqetësimet e komunitetit, por shprehen se asnjë deputet nuk ishte i pranishëm.  Shkrirja e bashkisë për ta po kërkohet me nxitim, ndërsa pasojat, thonë se do jenë afatgjata. Kryetarja e Këshillit Bashkiak, Mimoza Kula argumentoi vendimin me rrezikun e humbjes së vendeve të punës dhe dobësimit të shërbimeve për qytetarët.

“Jemi kundër një reforme që mund të sjellë dhe humbjen e vendeve të punës për shumë profesionistë dhe punonjës në administrata, shërbime e fusha të tjera, sepse pas çdo vendi pune është një familje, pas çdo shërbimi është një qytetar dhe pas çdo familjeje që largohet është një tjetër hap drejt zbrasjes së qytetit dhe territorit”, u shpreh Kula.

Duke sqaruar se përpjekjet e tyre nuk bëhen për të një karrige apo për godinën, Kula tha: “Ne nuk mbrojmë godinën, por mbrojmë institucionin. Këshilli Bashkiak, pasi zhvilloi takimet në njësitë administrative Vërtop, Tërpan dhe Poliçan, mori vendimin unanim të kundërshtojë shkrirjen e Bashkisë Poliçan”.

Ajo vuri në dukje mungesën e deputetëve në dëgjesat publike. Sipas saj ata shkuan vetëm tre bashki të qarkut. “Mos e bëni këtë reformë, e cila ka dështuar që në fillim. I bëjmë thirrje të gjitha bashkive të cilat rrezikojnë, të na bashkohen në protestën tonë, që do vijojë përpara Parlamentit. “Besa” është vota jonë, zoti Kryeministër, ne ua dhamë besën juve, por ju nuk e mbajtët besën ndaj nesh”, përfundoi Kula. Më herët Erion Zylyftari, kryetar i PS të Poliçanit dha publikisht dorëheqjen teksa foli në protestë.

LËR NJË KOMENT

Justina Shiroka Pula është zyrtarisht Presidente e Republikës së Kosovës. Ajo u votua gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit, pak minuta para skadimit të afatit përfundimtar për zgjedhjen e presidentit....
/ Oct 7
Nga Xhensil Shkëmbi Kjo është Maricarmen Abascal, 87 vjeç. Gruaja që në Spanjë u kthye në simbol të një revolte që nisi nga një apartament i thjeshtë në Madrid. Maricarmen...
/ Oct 8
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Presidenti Donald Trump tha se do të shkarkonte dy këshilltarë të lartë zgjedhorë nëse angazhimi i tyre për fushatën e Mirolad Dodik në Republikën Srpska do të paraqiste konflikt interesi...
/ Oct 7