Projekti i bërë publik nga kryeministri Edi Rama për krijimin e një mini shteti bektashi në Tiranë ka ecur përpara. Media franceze “Intelligjence online” shkruan se përgatitjet kanë hyrë në një fazë të re. Sipas gazetarit Franck Renaud, drejtuesit e Urdhrit Bektashi po punojnë për ndërtimin e strukturave të ardhshme institucionale dhe përfaqësimin ndërkombëtar. Sipas artikullit, zyrtarizimi i enklavës sovrane do bëhet brenda një muaji dhe sipërfaqja e tokës arrin ne 11 ha. Krahas pozicionit gjeografik, drejtuesit kanë planifikuar edhe simbolet. Deri tani diskutohet për prodhimin e monedhës të quajtur “bek” e cila në treg do indeksohet me çmimin e arit. Krahas monedhës po punohet edhe për pasaportën autentike.

Për zyrtarizmin e projektit lideri shpirtëror i Urdhrit Bektashi, Baba Mondi (Edmond Brahimaj), vijon takimet me delegacione të huaja në selinë botërore të bektashinjve në Tiranë. Rrjeti jashtë Shqipërisë është i drejtuar nga Kreshnik Grezda, në cilësinë e ambasadorit të Përgjithshëm. Negociatat në SHBA zhvillohen nga Christopher Hyland, ndërsa për Francën dhe Belgjikën nga Hazis Vardari, sipërmarrës me origjinë shqiptare. “Intelligjence online” shkruan edhe mbi kompaninë DataSentinel Balkans, e përfshirë në fushën e inteligjencës me burim të hapur (OSINT. Bashkëpunime ka edhe me kompani franceze në fushën e sigurisë kibernetike dhe analizës së operacioneve të ndikimit.

Ajo që ka mbetur në vend, lidhet me krijimin e një statusi të veçantë territorial edhe pse po shoqërohet me përgatitjen e strukturave simbolike, institucionale dhe të përfaqësimit ndërkombëtar të shtetit të planifikuar bektashi. Sipas “Intelligence Online” ajo që synohet të bëhet është modeli i një “Vatikani mysliman”.

LËR NJË KOMENT

Ilse Aigner lindi më 7 dhjetor 1964 në Feldkirchen-Westerham. Në vitin 1981, përfundoi arsimin e mesëm të ulët (Mittlere Reife) në shkollën Wilhelm-Leibl-Realschule në Bad Aibling. Pas përfundimit të formimit...
/ Nov 9
Nga Isa Myzyraj Sot në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian u tregua qartë se përtej vullnetit politik në Tiranë e Bruksel rruga e Shqipërisë drejt BE-së është e vështirë....
/ Nov 10
Tashmë që nuk ka më diskutim që të gjithë po e përdorim Inteligjencën Artificiale, pyetja që lind është: a dimë realisht ta përdorim dhe si po e bëjmë? Inxhinieri i...
/ Oct 28
“Ka ardhur koha për luftë civile, të marrim gjithë armatimet e rënda kundër kësaj policie, granata gjithçka kemi, o burra.”Kjo deklaratë është transmetuar në një ekran televiziv shqiptar. Nuk është...
/ Nov 10