Plani për krijimin e mikroshtetit Bektashi brenda Tiranës i njoftuar përmes gazetës “New York Times” nuk është pritur mirë. Komuniteti Mysliman Shqiptar ka reaguar me shqetësim në lidhje me këto raporte, ndërsa kryeministri Edi Rama po përballet dhe me një padi në SPAK.

Avokati Altin Goxhaj përmes një postimi në rrjetet sociale ka deklaruar se të martën do të paraqitet në SPAK për të dorëzuar një kallëzim penal ndaj kryeministrit në lidhje me planet e tij për formimin e shtetit bektashi. Sipas Goxhajt, ideja e favorizimit të një komuniteti fetar mbi komunitetet e tjera, do të nxiste urrejtje dhe përçarje dhe do të rrezikonte harmoninë fetare. Goxhaj e akuzon Ramën për 4 vepra penale: Tradhëtia ndaj Atdheut, Bashkëpunimi me armikun, Nxitja e urrejtjes ose grindjeve, Thirrja publike për urrejtje mbi baza fetare.

Kliko këtu për të parë kallëzimin e Goxhajt.


Pas diskutimeve të shumta që ky plan i Ramës ka shkaktuar, kryeministri ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social “X”. Ai ka ndarë librin me titull “The Albanian Bektashi – History and Culture of a Dervish Order in the Balkans”, të autorit Robert Elsie duke e sugjeruar si një vepër për këdo që është i interesuar të mësojë për historinë dhe kulturën e Urdhrit Bektashi. “Një libër i mrekullueshëm për këdo që është i interesuar të mësojë më shumë për historinë dhe kulturën unike të Urdhrit Bektashi, një thesar që Shqipëria duhet të ofrojë në shërbim të paqes, tolerancës dhe humanizmit si një ent sovran shpirtëror me qendër në Tiranë, ku Selia botërore e bektashinjve është krijuar prej kohësh dhe më pas është ringjallur nga hiri i diktaturës ateiste komuniste.”– shkruan Rama.

Ndërkohë sot Komuniteti Mysliman Shqiptar ka reaguar duke thënë se është ai përfaqësuesi i vetëm dhe zyrtar i fesë Islame në Shqipëri. “Kjo nismë për të cilën jemi njohur përmes medias është e pakonsultuar me komunitetet fetare, të cilat për të tilla raste kanë ngritur edhe një institucion të veçantë, të lavdëruar nga të gjitha vendet Perëndimore, siç është Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë.”-thotë KMSH në këtë njoftim, duke shtuar se do të vijojë ta ndjekë me vëmendje këtë çështje dhe do të ndërmarrë hapat e nevojshme konform Kushtetutës dhe ligjeve të vendit tonë.

Baba Mondi

Cili është plani për mikroshtetin Bektashi?

Pak ditë më parë gazeta amerikane New York Times raportoi se në Tiranë po projektohet krijimi i një mikroshteti, i stilit të Vatikanit, por për besimtarët bektashinj (lexo këtu). Në këtë artikull kleriku Edmond Brahimaj, i njohur nga ndjekësit si Baba Mondi jepte shpjegimet e tij se si do të veprohej në këtë mikroshtet.  Ky mikroshtet do të ndërtohej mbi një copë toke prej 27 hektarësh dhe do të ketë administratën e vet, pasaportat dhe kufijtë e vet. Më pas në një intervistë Baba Mondi tha se ky do jetë më shumë një shtet shpirtëror.

“Ndërsa ne po bëhemi vërtet një shtet sovran, fokusi ynë është tërësisht shpirtëror, jo politik. Sovraniteti i dhënë Urdhrit Bektashi ka të bëjë me ruajtjen e pavarësisë sonë për të përmbushur misionin tonë për të promovuar paqen, tolerancën dhe dialogun. Kjo nismë nuk ka të bëjë me vetëvendosjen; as nuk po kërkojmë ndikim apo pushtet politik. Në vend të kësaj, ne po kërkojmë lirinë për të vazhduar traditën tonë shekullore të moderimit shpirtëror dhe përfshirjes fetare.”- tha në një intervistë për Shqiptarja.com Baba Mondi.

Në një intervistë për NYT, kryeministri Rama tha se qëllimi i shtetit të ri është të promovojë një version tolerant të Islamit me të cilin krenohet Shqipëria. Ai tha: “Ne duhet të kujdesemi për këtë thesar, që është toleranca fetare dhe që nuk duhet ta marrim kurrë si të mirëqenë”. Kryeministri Edi Rama foli edhe para Asamblesë së Përgjithshme të OKB në Neë York mbi këtë plan.  Rama tha se në të ardhmen e afërt do të shpallë planet për entitetin, që do të quhet Shteti Sovran i Urdhrit Bektashi.

Lidhur me këtë, Selia Botërore e Bektashinjve tha se e “mirëpret shpalljen e nismës së jashtëzakonshme për krijimin e Urdhrit Bektashi si një entitet plotësisht sovran, duke sjellë një epokë të re për tolerancën fetare globale dhe promovimin e paqes”.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 11
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11