Ministria e Mbrojtjes anulloi tenderin 7 milionë euro për bazën e helikopterëve në Farkë. Në tenderin e zhvilluar në fund të vitit të kaluar, Ministria e Mbrojtjes skualifikoi 5 ofertat me vlerë më të ulët dhe vendosi të shpallë fituese kompaninë Salillari, e cila kishte ofruar çmimin e dytë më të shtrenjtë, gati 6.4 milionë euro.

Por vendimi i ministrisë së Mbrojtjes u ankimua në Komisionin e Prokurimit Publik nga nga bashkimi i kompanive mes “Agri Construction”, “Alko Impex Construction” dhe “Bami Holding” SHPK, të cilat kishin ofertuar ta realizonin kontratën me çmimin 5.4 milionë euro ose gati 1 milionë euro më pak se sa oferta fituese e Salillarit.

Ndërsa ankesa e dytë u bë nga bashkimi i kompanive “BE-IS”, “Rruga Ura Asfaltim Nr.2 Elbasan” dhe “ERGI”, të cilat kishin paraqitur ofertën 5.7 milionë euro.

Pas shqyrtimit të dokumentave, Komisioni i Prokurimit Publik i gjeti të paligjshme skualifikimet e ofertave më të ulëta. KPP i pranoi pjesërisht të dy ankesat, por vendosi që në vend të ndryshimit të fituesit, të urdhërojë ministrinë e Mbrojtjes që të anullojë mënjëherë tenderin.

Shënim: Ky shkrim është pronësi intelektuale e “Kapital.al”. Lexo KËTU

LËR NJË KOMENT

Avokate me profesion, 50-vjeçarja Fatima Zahra El Mansouri ka qenë për disa vite kryetare e bashkisë së Marrakeshit. Fatima Zahra El Mansouri është emëruar kryeministrja e parë grua e Marokut, pasi...
/ Sep 30
Nga Auron Tare Shiu i vjeshtës kishte filluar ndërsa unë isha në studiot e një televizioni që më kishte ftuar atë natë. Pas bisedës po prisja te kafja e televizionit...
/ Oct 3
Çfarë është Shqipëria e këtyre 35 viteve? Fatos Lubonja, një nga intelektualët e paktë që i ka mbetur Shqipërisë, për koherencën, qëndrueshmërinë e ideve të tij ndër vite dhe guximin...
/ Jul 29
Spektakli i humorit “Portokalli” ka nisur sezonin me një skeç ku talleshin qytetarët në protestë. Prej me shumë se 128 ditës ata ngrenë zërin në boulevard kundër qeverisë. Një pjesë...
/ Oct 5