Protesta studentore në Tiranë, këtë 20 tetor bëri një hap përpara, pasi mbi 1400 pedagogë dolën në shesh në mbështetje të tyre. Sindikata e Pedagogëve të Shqipërisë kishte njoftuar paraprakisht se në orën 10:00 do të mblidheshin pranë Korpusit Universitar, prej nga ku njoftuan vendimin për bojkotimin e procesit mësimor, masë që mund të pasohet edhe me grevë, nëse kërkesat e studentëve nuk marrin zgjidhje. 

Vetëm pak metra më tutje Korpusit, pikërisht përballë hyrjes kryesore të Kryeministrisë, Edi Rama kishte nxjerrë në shesh disa karrige të vendosura në mënyrë të rrumbullaktë dhe mbi to një letër me mbishkrimin “dialog”. Pasi mbaruan fjalimet, pedagogët dhe studentët e tyre u nisën drejt Kryeministrisë, ku njëzëri brohoritën: Poshtë diktatura dhe Rama jepe dorëheqjen. Ata bënë të ditur se nuk do ta pranojnë uljen në bisedime me Ramën, ndërsa qytetarë të tjerë që iu bashkuan protestës thyen karriget e vendosura nga vetë shefi i ekzekutivit.

Një moment i vecantë dhe i shoqëruar me entuziazëm ishte edhe mbërritja e studentëve të Mjekësisë, të cilët u pritën me duartrokitje nga pedagogët. Kështu, bulevardi “Dëshmorët e Kombit” u mbush plot me protestues, ndërsa Rama u vuri përballë drejtuesen e Agjencisë për Media dhe Informim, bisedimet me të cilën i refuzuan kategorikisht. Të zhgënjyer nga “Pakti i Universitetit” i vitit 2018, pedagogët thanë se nuk u mbajt asnjë premtim, duke ngritur shqetësime të mëtejshme për nivelin e lartë të korrupsionit në vend, gjë që ka rënduar situatën politike dhe shoqërore.

Më tej, protestuesit marshuan drejt Ministrisë së Arsimit, duke brohoritur “Ministri e Turpit” dhe “Rama jepe dorëheqjen”. Pedagogët kërkuan përbashkimin në protestë edhe të intelektualëve të tjerë, në sektorë që përfshijnë arsimin dhe shëndetësinë. Situata u përshkallëzua pranë Ministrisë së Arsimit, ku policia ndërhyri për të shpërndarë turmën duke përdorur ujë me presion dhe gaz lotsjellës. Protestuesit nuk u larguan menjëherë dhe pati përplasje me efektivët. Gjatë zhvillimeve, një protestuese humbi ndjenjat, ndaj u ngritën pretendime për përdorim të tepruar të gazit lotsjellës.

Pas kësaj, protestuesit u zhvendosën në disa zona të kryeqytetit, ndërsa një numër qytetarësh u rigrupuan pranë Kryeministrisë dhe përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Pavarësisht ndërhyrjeve të policisë, protestuesit vijuan qëndresën, ku tensionet u zhvendosën edhe në sheshin “Skënderbej”, pasi policia krijoi një kordon për të penguar marshimin e mëtejshëm. Uji me presion, gazi lotsjellës dhe plumbat e gomës vërshuan në drejtim të protestuesve, ku një prej tyre u lëndua duke mbetur i shtrirë në shesh. Turma e policëve që kaloi e shpërfillën protestuesin e plagosur, ku njëri prej tyre i tha kolegut: Lëre o burrë se bën kot!

Nga përdorimi i forcës dhe dhunës nga policia, protestuesit u shpërndanë në disa zona të Tiranës, ku tek “Ushtari i Panjohur” i vunë flakën koshave të mbeturinave. Po në këtë vend, një i riu protestues bëri rolin e munguar të policit rrugor, duke disiplinuar trafikun, ndërsa gjesti i tij u përshëndet nga shoferët që po prisnin prej minutash në trafik. Gjatë protestës, u raportua se policia hodhi kapsollë poshtë automjetit të një grupi xhirimi, ndërsa rasti ngre shqetësime serioze për garantimin e lirisë së mediave. 

Dhuna policore nuk përfundoi me shpërndarjen e protestuesve, por civilë dhe Forca të Ndërhyrjes së Shpejtë mësynë në lokale dhe ambiente të tjera private, duke shoqëruar në komisariate shumë të rinj që po qëndronin në to. Po ashtu, protesta do të vijojë edhe të mërkurën, ku pedagogët do të jenë sërish në shesh, pas njoftimit zyrtar për shpalljen e bojkotit të procesit mësimor.

LËR NJË KOMENT

Esmeralda Hasani është emëruar në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH). Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar emërimin e saj, pas shkarkimit nga detyra të Vlora Hysenit. Para...
/ Nov 12
Nga Elvana Tivari Po i marr me radhë, me Pishë Poro-Nartën si shembull, sepse aty shihet më mirë se çfarë mbron ky ligj. ① Arsyeja e parë e KM-së: projektligjet...
/ Nov 18
Cilët janë të rinjtë tanë ekselentë? Nëpër çfarë rrugësh të vështira kalojnë ata sot dhe për çfarë kanë nevojë? A i njohim realisht të rinjtë tanë dhe shpirtin e tyre...
/ Nov 16
Pas lajmeve për konfirmimin e një rasti me malarie në Shqipëri dhe dyshimeve për një pacient të dytë të prekur nga kjo sëmundje, Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar të...
/ Nov 18