Kuvendi i Kosovës ka themeluar një komision parlamentar për të hetuar nëse kishte mungesë veprimesh nga institucionet e sigurisë dhe drejtësisë në lidhje me vrasjen e Arlinda Zekajt disa ditë më parë, ndërkohë që autoritetet kanë pezulluar 13 zyrtarë që ishin marrë me rastin e saj për dhunë në familje. Zekaj dyshohet se u vra nga kunati i saj më 25 tetor, ndërsa bashkëshorti i saj ishhte ndaluar nga policia për kanosje. Vrasja e gruas nga Peja ndodhi pavarësisht thirrjeve të saj të vazhdueshme për mbrojtje, duke nxitur zemërim të madh dhe protesta në vend.

Në seancën e mbajtur të enjten, Kuvendi miratoi me 90 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim komisionin hetimor me 11 anëtarë, i cili ka për detyrë të zbardhë neglizhencën e dyshuar të institucioneve në rastin e 49-vjeçares nga Vitomirica e Pejës. Komisioni ka për detyrë që të përpilojë një raport përfundimtar me gjetjet e hetimit dhe t’ia paraqesë Kuvendit brenda një afati prej gjashtë muajve nga data e themelimit. Ky komision buron nga një rezolutë që Kuvendi e miratoi të hënën për hetimin e vrasjes së Zekajt dhe parandalimin e dhunës ndaj grave.

Pezullimet

Një kryeprokurore, një prokurore dhe 11 zyrtarë policorë janë pezulluar lidhur me mënyrën se si ishin marrë me rastin e Zekajt. Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) pezulloi nga detyra kryeprokuroren e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj dhe prokuroren e rastit të Zekajt, Arlinda Nallbani Gacaferi.

KPK-ja tha në një njoftim për media se ka themeluar panel hetimor për trajtimin e rastit të Zekajt. Si ndaj Vuçetajt, ashtu edhe ndaj Nallbani Gacaferit, KPK-ja vendosi që të iniciohen procedura disiplinore dhe për këtë u themelua panel hetimor, thuhet në njoftim.

Duke komentuar vendimin e KPK-së, Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi tha se për herë të parë në dekadën e fundit, ky këshill i tha “jo kulturës së pandëshkueshmërisë”. Miftaraj tha se shembullin e KPK-së për llogaridhënie duhet ta ndjekin edhe institucionet e tjera, përfshirë policinë, gjyqësorin, shërbimet sociale, Komuna e Pejës, Ministria e Drejtësisë dhe ajo për Punë të Brendshme.

Ndërkohë, Policia e Kosovës tha se pezulluar 11 zyrtarë policorë lidhur me trajtimin e rastit të Zekajt. Ndaj tyre është duke u zhvilluar një hetim paraprak nga Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), lidhur me veprimet apo mosveprimet e tyre në rastin në fjalë.

Bazuar në rekomandimin e IPK-së, Policia e Kosovës pezulloi ushtruesin e detyrës së drejtorit Rajonal në Pejë, Agron Hasanaj, komandantin e Stacionit Policor në Pejë, Faik Jahmurataj, zëvendëskomandantin, shefin e Sektorit të Hetimeve etj.

Në mesin e të pezulluarve janë edhe katër hetues policorë të Stacionit Policor në Pejë, shkruan REL.

LËR NJË KOMENT

Esmeralda Hasani është emëruar në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH). Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar emërimin e saj, pas shkarkimit nga detyra të Vlora Hysenit. Para...
/ Nov 12
Nga Elvana Tivari Po i marr me radhë, me Pishë Poro-Nartën si shembull, sepse aty shihet më mirë se çfarë mbron ky ligj. ① Arsyeja e parë e KM-së: projektligjet...
/ Nov 18
Cilët janë të rinjtë tanë ekselentë? Nëpër çfarë rrugësh të vështira kalojnë ata sot dhe për çfarë kanë nevojë? A i njohim realisht të rinjtë tanë dhe shpirtin e tyre...
/ Nov 16
Pas lajmeve për konfirmimin e një rasti me malarie në Shqipëri dhe dyshimeve për një pacient të dytë të prekur nga kjo sëmundje, Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar të...
/ Nov 18