Nga Isa Myzyraj

Unë mendoj se Presidenti i Republikës një ditë ka vepruar më parë në shkelje të rëndë të Kushtetutës e për pasojë opozita duhet të nisë mocionin e shkarkimit të tij nga detyra. Ndërkohë tallja që po bëhet me shqiptarët është goxha e madhe. A ka Rama përgjegjësi? Sigurisht, pjesën më të madhe. Por demokracitë janë ndërtuar në atë mënyrë që nëse një prej udhëheqësve të vendit lajthit, është udhëheqësi tjetër ose të tjerë që i vendosin fre. Ndaj Ceremoniali i Shtetit nuk lejon që Presidenti, Kryeministri, Kryetari i Parlamentit të udhëtojnë njëkohësisht jashtë vendit, për shkak se dikush duhet të jetë “zot” i vendit. Ligjvënësit me shumë gjasë nuk e kanë parashikuar një lajthitje kolektive institucionale. Kushtetuta e Republikës është ligji më i lartë në vend, që çdo pushtet në vend duhet të jetë në përputhje me të.

A mund të jetë “Diella” minister?

1. Kushti i shtetësisë dhe personit fizik. Neni 45 i Kushtetutës përcakton se e drejta për t’u zgjedhur i takon shtetasit shqiptar mbi 18 vjeç. Neni 103/1 thotë se “Ministër mund të caktohet kushdo që ka cilësitë për deputet”. Pra, ministri duhet domosdoshmërisht të jetë shtetas shqiptar. Një inteligjencë artificiale nuk ka shtetësi, pasi ajo u jepet vetëm personave fizikë me lindje ose me ligj.

2. Kapaciteti juridik dhe përgjegjësia. Kushtetuta dhe ligjet shqiptare u adresohen personave fizikë dhe juridikë. Një ministër ka kompetenca për të nxjerrë urdhra, udhëzime dhe akte normative (neni 102, neni 103). Këto akte prodhojnë efekte juridike dhe lidhen me përgjegjësi ligjore dhe penale. Një AI nuk ka përgjegjësi penale apo civile. Pra, nuk mund të mbajë përgjegjësi për veprimet ose mosveprimet e tij, gjë që është thelbësore për një funksionar publik.

3. Integriteti dhe imuniteti. Neni 6/1 ndalon ushtrimin e funksioneve publike kur mungon integriteti i funksionarit publik. Neni 103/3 parashikon se anëtarët e Këshillit të Ministrave gëzojnë imunitetin e deputetit. Një AI nuk mund të ketë integritet personal, nuk mund të jetë subjekt i imunitetit dhe nuk ka të drejta e detyrime kushtetuese si “individ”.

4. Betimi dhe shërbimi publik. Neni 99 kërkon që ministrat të bëjnë betimin para Presidentit për të respektuar Kushtetutën dhe ligjet. Një AI nuk ka ndërgjegje dhe vullnet të lirë për të bërë një betim me vlerë juridike dhe morale. Betimi presupozon ndërgjegjësim personal për përgjegjësitë kushtetuese.

5. Parimi i sovranitetit. Neni 2 përcakton se sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket popullit, i cili e ushtron atë nëpërmjet përfaqësuesve të tij. Përfaqësuesit duhet të jenë persona fizikë që burojnë nga populli dhe marrin legjitimitet nga zgjedhjet ose emërimi kushtetues. Një AI nuk është “pjesë e popullit shqiptar” dhe nuk mund të përfaqësojë sovranitetin e tij. Prandaj, ministrat duhet të jenë njerëz, shtetas shqiptarë, me cilësitë për deputet. Çdo tentativë për të emëruar një “jo-human” si ministër nuk është asgjë tjetër, veçse një devijim i rëndë nga rendi kushtetues.

LËR NJË KOMENT

Avokate me profesion, 50-vjeçarja Fatima Zahra El Mansouri ka qenë për disa vite kryetare e bashkisë së Marrakeshit. Fatima Zahra El Mansouri është emëruar kryeministrja e parë grua e Marokut, pasi...
/ Sep 30
Nga Auron Tare Shiu i vjeshtës kishte filluar ndërsa unë isha në studiot e një televizioni që më kishte ftuar atë natë. Pas bisedës po prisja te kafja e televizionit...
/ Oct 3
Çfarë është Shqipëria e këtyre 35 viteve? Fatos Lubonja, një nga intelektualët e paktë që i ka mbetur Shqipërisë, për koherencën, qëndrueshmërinë e ideve të tij ndër vite dhe guximin...
/ Jul 29
Kuvendi i Kosovës miratoi me 91 vota pro projektligjin për Dhomat e Specializuara. Ndryshimet e propozuara lidhen edhe me Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë. Nisma e PDK-së kishte...
/ Oct 5