
Me arrestimin e Erion Veliajt pati dhe një sërë komentesh nga personazhe publike që i dolën në krahë në këto momente të vështira, duke e mbështetur për punën që ka bërë gjithë këtë kohë për Tiranën.
Helena Kadare
Helena Kadare, e shoqëruar nga dy gra, u shfaq papritur në ambjentet e SPAK-ut për të ndjekur nga afër seancën e masës së sigurisë së Erjon Veliajt, por nuk u lejua duke qënë se seanca ishte me dyer të mbyllura.
Ardit Gjebrea
Ardit Gjebrea ka zgjedhur të bëjë nje status të dedikuar për Erjon Veliajn në profilin e tij në Instagram ku është shprehur: “Askush nuk mund të thotë që Tirana është njësoj si më parë. Dhe për fat të keq, si mundet që nuk e bërtasin punën tënde, e sa shpejt harruan (me qëllim) që Tiranës ju fute me themel për ta ndryshuar, për të mirën e përditshmërisë tonë?! Një ditë do të të kërkojnë dhe e di: I afti gjithmonë e gjen mënyrën të jetë i denjë për veten dhe familjen. Ti duhet të vazhdoje të ishte aty, në punë, për të gjithë ne! Jam i lumtur dhe krenar që kam një mik si ty!
Ilir Shaqiri
Balerini i mirënjohur Ilir Shaqiri ka mbështetur Velijan me anë të një komenti në postimin që Veliaj bëri nga qelia ditën e parë. “ E transformove Tiranën nga një hale në kryeqytet. Never give up Lal.”
Luiza Gega
Luiza Gega atletja e njohur, e cila ka përfaqësuar Shqipërinë në shumë gara kombëtare, ndërkombëtare dhe më gjerë është shprehur në mbështetje te Veliajt me nje koment në postimin që Veliaj ka bërë në “Instagram”: “U kujtove për sportin që gjithmonë ka qenë i harruar.”
Çiljeta Xhilaga
Këngëtarja Çiljeta Xhilaga gjithashtu i ka dalë në mbrojtje duke thënë: “Ti je i fortë, je çun flori je zemërmirë që s’ke lënë artist pa mbështetur pa bërë dallime partie, ti je i bute je njeri që i je gjendur pranë çdo njeriu në vështirësi, ti je një djalë punëtor me vizion që e bëre këtë Tiranën tonë më të bukur se kurrë. Të drejtët gjithmonë dalin me dritë sepse kanë Zotin me vete. Jemi me ty.”

Monika Lubonja
Aktorja Monika Lubonja është bërë gjithashtu pjesë e komenteve të shumta në mbështetje të Erjon Veliajt: “Për punën që ka bërë dhe për të gjithë njerëzit që ka ndihmuar në momentet më të vështira, për të gjithë të rinjtë që mbështeti me projekte artistike, ti ke vënë një gur të madh në mendjen dhe zemrat e atyre që të janë mirënjohës.”
Anxhela Peristeri
Këngëtarja aq e dashur për publikun Anxhela Peristeri ka komentuar gjithashtu në mbështetje të Erjon Veliajt: “Qëndro i fortë lali. Ne që të njohim vërtetë dimë çfarë njeriu je dhe sa ke bërë për Tiranën tonë.


