Së fundmi ajo që vihet re në emisionet me të ftuar të ndryshëm, është fakti se pjesmarrësit po kundërshtojnë hapur mënyrën sesi mediat i trajtojnë, duke reaguar në rrjetet sociale dhe pas përfundimit të intervistës, për titujt që qarkullojnë më pas.

Këngëtarja Elsa Lila, e ftuar në emisonin “People” për promovimin e librit të saj, “Mirë se vini në Rebibbia” rrëfen pjesë rreth eksperiencës në burg, nga ku nisi dhe me shkrimin e librit, por paraqitja e disa titujve të mediave online bëri që Elsa të revoltohet dhe të largohej, duke lënë kështu intervistën të papërfunduar.

“Nëse shkruan një libër duke e zgjedhur e ndien duke e lexuar. Nëse e shkruan një libër sepse e ndien për ta shkruar në radhë të parë për veten tënde e më pas për familjen e pastaj për gjithë publikun, që unë dua dhe vlerësoj, sepse me ta u rrita. Sinqeriteti, spontaniteti dhe dëshira ime e madhe dhe spontane për të treguar çdo cep të memories sime të burgut është evidente.”– rrëfen ajo për librin e saj.

Më pas, moderatori Flori Gjini e kaloi pjesën e intervistës, në lajmet që përkonin me ngjarjet 2-3 viteve më parë, kur ajo u arrestua nga Policia italiane si pjesë e një grupi trafiku italo-shqiptar.

“Mund t’i mbuloni këto pamje me diçka tjetër, sepse ka kaluar kohë deri kur… mos t’i përdorni përsëri këto, se ndryshe mund të largohem që këtu drejtpërsëdrejti, pa problem. Si mund t’i shmang këto tituj kur ju ende i nxirrni. Ju ende po më shisni. Unë këtu kam ardhur për këtë libër dhe për publikun!”– tha ajo para se të largohej. Pas kësaj, moderatori u detyrua të përfundonte këtë intervistë.

 Mirëpo ky nuk është rasti i vetëm, pasi para disa kohësh një debat tjetër televiziv mori vëmendje, përplasja midis dy gazetareve Kostana Morava dhe Erjona Rusit. E ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, i cili moderohet nga Erjona Rusi, Morava foli rreth jetës së saj dhe deri në ngacmimet seksuale, pas kësaj interviste ajo akuzoi median “Top Channel” dhe gazetaren për tjetërsim dhe abuzim titulli të cilët qarkulluan më pas në rrjetet sociale dhe portalet e mediave.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Gjergj Erebara Banka e Shqipërisë bleu shifrën rekord të 428.5 milionë eurove gjatë muajve prill, maj dhe qershor të këtij viti, një shifër e cila, sipas të gjitha gjasave,...
/ Oct 10
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ndonëse kanë kaluar 36 vite nga rrëzimi i komunizmit, Shqipëria duket se ka ndërruar emërtimin e sistemit politik, por jo përmbajtjen e saj. Kjo shembullzohet me efektet dhe diksursin publik...
/ Oct 10