Situata në Theth ka njohur përshkallëzim të tensioneve pas ndërhyrjes së Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), i cili ka nisur aksionin për shembjen e ndërtimeve të konsideruara pa leje në këtë zonë turistike.

Banorët kanë kundërshtuar aksionin, duke u përplasur me forcat e policisë që shoqëronin IKMT-në. Në pamjet e publikuara nga mediat, duken qartë momente përplasjesh fizike, tensione dhe debate të ashpra. Banorët kanë tentuar të ndalojnë punonjësit e IKMT-së, ndërkohë që policia është përpjekur të sigurojë zhvillimin e operacionit.

Banorët e zonës kundërshtojnë kohën e ndërhyrjes, duke e cilësuar atë si të papërshtatshme për shkak të sezonit turistik në kulmin e tij. Ata thanë se ndodhen në pronat e tyre dhe nuk kanë ndërtuar në mënyrë të paligjshme. Në disa raste, pati shtyrje e tension me forcat e rendit që ishin aty për të mbështetur aksionin. Sipas tyre, prania e turistëve dhe funksionimi i bujtinave rrezikohet rëndë nga veprimet e IKMT-së, ndërkohë që për shkak të shembjes së disa strukturave, një numër i konsiderueshëm turistësh janë larguar nga zona.

Aksioni është shoqëruar me praninë e shtuar të forcave të rendit dhe deri më tani ka shkaktuar përplasje të njëpasnjëshme me banorët, të cilët kanë paralajmëruar se do të mbyllin bujtinat në shenjë proteste dhe se nuk do të lejojnë që ndërhyrja të vijojë pa dialog.

Pavarësisht rezistencës së banorëve, strukturat shtetërore kanë deklaruar se po veprojnë në përputhje me ligjin dhe se ndërhyrja synon lirimin e hapësirave të zëna në mënyrë të paligjshme brenda një zone të mbrojtur.

LËR NJË KOMENT

Klevi Metaj u përball i vetëm me 6 policë. Rrjeti është dominuar në fotoja e portretit të tij. Qëndresa e e Metajt ka tërhequr vëmendjen e komentuesve. Në protestën e...
/ Oct 13
Nga Ola Xama Të dhënat për numrin e policëve të plagosur apo vlerën e objekteve të dëmtuara në protestë, për herë të parë nuk më bëjnë përshtypje. Personalisht kam pëlqyer...
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
/ Oct 12
Shtëpia e Bardhë kërkoi dorëheqjen e Guilfoyle pasi "The Wall Street Journal" raportoi se ajo i kishte kërkuar 100,000 dollarë një donatori të Trumpit. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Katie...
/ Oct 13