Pas ngjarjeve të fundit mes adoleshentëve dhe pasojave të rënda që ato kanë sjellë, një tjetër incident ka ndodhur pranë shkollës “Sami Frashëri”, një përplasje mes gjimnazistëve. Ngjarja ka ndodhur jashtë ambienteve të shkollës pas përfundimit të mësimit dhe ka përfshirë nxënës të shkollës “Sami Frashëri” si dhe adoleshentë nga gjimnaze të tjera. Sipas dëshmitarëve, ata janë përplasur fizikisht, duke përdorur sende të forta. Një nga të rinjtë është parë duke përdorur barrierat e parkimit për të goditur bashkëmoshatarët e tij.

Sipas informacioneve, tre adoleshentë pas përfundimit të mësimit ishin ulur në një kafene pranë shkollës kur ka shpërthyer përplasje fizike. Papritur, ata janë ngritur dhe kanë goditur me grushte një djalë që po kalonte në rrugë, duke besuar se ai kishte pasur konflikte të mëparshme me ta.

Mendohet se djali që u godit në këtë incident nuk ka qenë objektivi i tyre, por ka pasur ngjashmëri me një person tjetër, i cili kishte pasur probleme me ta. Ende nuk ka një reagim zyrtar nga policia, por fatmirësisht asnjëri prej të rinjve nuk ka pësuar lëndime të rënda.

Kjo ngjarje ndodhi vetëm pak kohë pas ngjarjeve tragjike mes adoleshentëve, siç ishte vrasja e Martin Canit e dyshuar nga bashkëmoshatari i tij pranë shkollës “Fan Noli”. Edhe pse këto ngjarje kanë pasur pasoja tragjike, duket se adoleshentët vazhdojnë të veprojnë pa mësuar nga këto incidente të rënda, duke ruajtur të njëjtën sjellje.

Qeveria ka marrë masa drastike, duke vendosur të mbyllë aplikacionin “TikTok” duke e konsideruar atë një nga faktorët kryesorë të problemeve sociale mes adoleshentëve. Megjithatë ky vendim ka sjellë reagime të shumta, ku disa ekspertë sugjerojnë që më shumë duhet të fokusohemi në informimin e rinisë dhe vendosjen e rregullatorëve të duhur për përdorimin e rrjeteve sociale, në vend të mbylljes së tyre, pasi ato janë gjithashtu një mundësi për shumë individë për të krijuar të ardhura.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Gjergj Erebara Banka e Shqipërisë bleu shifrën rekord të 428.5 milionë eurove gjatë muajve prill, maj dhe qershor të këtij viti, një shifër e cila, sipas të gjitha gjasave,...
/ Oct 10
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ndonëse kanë kaluar 36 vite nga rrëzimi i komunizmit, Shqipëria duket se ka ndërruar emërtimin e sistemit politik, por jo përmbajtjen e saj. Kjo shembullzohet me efektet dhe diksursin publik...
/ Oct 10