Mbrëmjen e së enjtes tre politikanë kryesorë të opozitës i kanë bërë konkurrencë njëri-tjetrit për audiencën, duke dhënë intervista në të njëjtën kohë në tre ekrane të ndryshme televizive.

Fjala është për ish-presidentin Ilir Meta, ish-kryetaren e LSI-së (sot Partia e Lirisë) Monika Kryemadhi dhe kreun e PD-së Lulzim Basha.

Konflikti me Kryemadhin, çfarë tha Meta

Meta kryesisht foli për situatën brenda partisë së drejtuar prej tij PL-së, ku sipas tij ka pasur tradhëti në rangjet më të larta dhe ndërhyrje nga kryeministri Edi Rama. Kryesisht pyetjet që iu drejtuan ishin lidhur me të ashtuquajturin “divorcin Meta-Kryemadhi” në media, duke iu referuar këtu përplasjes në mendimet politike të tij dhe bashkëshortes Kryemadhi.

Meta tha se Kryemadhi ka paguar kostot nga Lulzim Basha: “Burri që i shkaktoi kosto Monika Kryemadhit është Lulzim Basha, kryemashtruesi i Shqipërisë. Kjo tha po më tradhëtoi Luli, do e vras. Luli është shëndoshë si molla, mban peng vulën e PD-së. Luli nuk e meriton të quhet burrë, por është kryemashtrues.”

Marrëdhënie të ngrira bashkëshortore

Po zonja Kryemadhi çfarë tha sonte në programin “Opinion” të Blendi Fevziut? Pasi ajo gjithashtu u pyet për marrëdhënien e saj me të shoqin ish-president. Kryemadhi pranoi se marrëdhëniet e saj me bashkëshortin, janë të ngrira për shkak të përplasjeve politike. Sipas saj ka persona që janë gati të prishin lumturinë e një familjeje për të ndërtuar pushtetin e tyre.

“Raporti im bashkëshortor me Metën është një raport për momentin i ngrirë për shkak të konfliktit në parti. Brenda familjes tonë të vogël kanë ndërhyrë njerëz të cilët mendojnë se duke shkatërruar lidhjet familjare do të ketë karrierë politike. Nuk është hera e parë që unë dhe Meta kemi këto konflikte. Ne nuk kemi konflikte parimore apo morale mes njëri-tjetrit, janë konflikte politike. Ato reflektohen se jemi njerëz dy njerëz që punojmë nga mëngjesi deri në darkë me politik, sigurisht që marrëdhënia është e përditshme dhe në familje. Ajo që mua më bën përshtypje dhe që e them gjithmonë është njeriu sa të rrojë do të mësojë. Mendjelehtësia më e madhe si te burrat dhe te gratë qëndrojnë kur mendojnë që lumturinë e tyre dhe pushtetin e tyre mund ta ndërtojnë duke rrënuar lumturinë dhe familjen e dikujt tjetri.” – tha Kryemadhi e cila shtoi se të dy kanë mendime të ndryshme sa i përket strukturimit të partisë dhe të drejtën për të shprehur mendimin e saj nuk mund të ia heqë dot i shoqi.

Kryemadhi shtoi se ajo nuk mund të bënte dot debat duke thënë “po shefi”.

Sipas saj, situata konfliktuale me Metën nisi pas sulmit kibernetik në disa kompjutera të selisë së partisë disa javë më parë, për të cilën është bërë dhe denoncim. Ajo shtoi se nuk ka ndodhur asnjë përgjim, por fajin ia le bashkëpunëtorëve të Metës, të cilët sipas saj e kanë bindur atë se anëtarët e partisë janë përgjuar.

PL-ja ka rrogëtarë nga Presidenca

Gjatë intervistës, Kryemadhi nuk u tregua e kursyer me bashkëpunëtorët e Metës, një pjesë e të cilëve ai i kishte në Presidencë dhe që tashmë i ka marrë në parti.

“I kanë thënë që jemi përgjuar. Nuk i kanë thënë që është përgjuar Ilir Meta. Personat i kanë thënë Ilir Metës që jemi përgjuar ne. Por nuk është ky problemi i shqiptarëve. Do vijë Prokuroria, do ta shikojë, do i nxjerrë si budallenj ata që i kanë bërë” – tha Kryemadhi.

Çështja Dumani/ Meta thotë se kreu i SPAK-ut i ka “dërguar njerëz”

Pas një serie shpërthimesh e akuzash ndaj kreut të SPAK-ut, Meta iu rikthye sërish përplasjes së tij me Altin Dumanin. Ai përsëriti fjalët se ky i fundit e tepruar aq shumë saqë i ka dërguar edhe njerëz ta bindin të largohet nga Shqipëria.

“Unë se kam përmend Dumanin por ai e ka tepruar aq shumë, duke më dërguar edhe njerëz, duke fol dhe me kolegët tuaj. A më the ti mos bëre gabim që ike nga Austria? Që isha atje e thanë këta iku Meta, u arratis Meta. A më the që ka thënë kjo gazetare se në Prokurori ishte ngjarje e madhe kush do firmosë arrestimin e Metës e Kryemadhit. E çfarë të thashë unë? Unë s’kam folur për këtë zotërinë fare… Kam menduar dhe kam shpresuar që ky Dumani do të bënte diçka, por e vërteta është që ajo që bëri me gazetarin Elton Qyno është shumë e rëndë, pasi këta bëjnë hetim me regji, ca i fshijnë dhe ca i hetojnë.”– tha ai.

Sipas Metës, Altin Dumanin e kontrollon Edi Rama dhe Engjëll Agaçi dhe e quajti atë thjesht një zëdhënës politik. Meta tha se Dumani e sulmoi Ahmetaj, pasi ky i fundit kishte goditur Ramën.

“Dum Dumani po prish imazhin e SPAK. Dumani është një administrator i SPAK, nuk ka pse të ketë ndikim te asnjë nga prokurorët. Dumani është bërë një zëdhënës politik. Kur Arben Ahmetaj dha goditjen ndaj Edi Ramës dhe Erion Veliajt, Dumani të nesërmen mblodhi gazetarët dhe u tha: prisni se do të ketë zhvillime surprizuese shumë shpejt për Arben Ahmetajn. Pse e bëri këtë? Çpunë ke ti?! Ti je prokuror! Pra ishte kërcënim për Arben Ahmetajn dhe ishte një mesazh për t’i thënë mbylle mos ma ngacmo Edi Ramën, se ai më vuri mua këtu si drejtues i SPAK. Në të njëjtën ditë që bëri kërcënimin ndaj Ahmetajt, Dumani foli edhe për CEZ-DIA, duke përmendur emrin tim disa herë. Ai të më hetojë dhe unë do e hetoj atë brez pas brezi, dhe cilindo që bën presione politike. Nuk është personale që Gjykatat përdoren për t’i marrë vulën PD-së, nuk është personale që të tentosh të godasësh Ilir Metën.”- tha ai.

Lulzim Basha i cili në të njëjtën fashë orare ishte i ftuar në një tjetër studio televizive, atë të “Open” në News24 përmendi situatën. Ai tha se nuk e kupton ku e ka “çuar mushka” Ilir Metën.

“Nuk i kisha parë reagimet e Metës ndaj Dumanit. I kisha lexuar por nuk i kisha parë. Nuk mund të bëhet fjalë për akuza sesa për një shpërthim. Besoj që gjëja e parë që të vjen në mendje kur i shikon këto, është që kjo nuk është një sjellje normale. Të dalësh aty të shash, se këto janë sharje… Njeriu i civilizuar edhe kur ka kundërshtimin më ekstrem ndaj diçkaje apo ndaj dikujt di të reshtojë argumentet.”

Ai shtoi: “Kur ke një strukturë që po godet korrupsionin, i cili është një problem që është kthyer në gangrenë, ti godet të vetmin institucion të cilit ja kemi dhënë vetë kompetencat, ku të çon mushka? Nëse pas kësaj ka interesa personale, nëse flet si i pandehur kjo është diçka tjetër dhe është sulm personal.”

Duke folur për të njëjtën ështje, Kryemadhi tha se PL nuk e ka betejën me SPAK-un. Mes rreshtash gjithashtu insinuoi se kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj nuk ka guxim dhe do të sulmojë SPAK-un e ndaj “fryn” Metën.

“Mua nuk më merr dot peng Ilir Meta, Do më merrka Altin Dumani?!  Më fal, nëse Erion Veliaj s’ka mundësi e guxim të shajë Altin Dumanin, apo SPAK-un apo dreq e shejtan, këdo që të dojë ai dhe karikon Ilir Metën në mënyra të ndryshme si paska marrë Altin Dumani peng Monika Kryemadhin. Apo paska marrë Altin Dumani peng anëtarë partie?! Për çfarë i duhet Partia e Lirisë Altin Dumanit? Po pse Altin Dumani dhe jo Prokuroria e Tiranës? Po pse jo gjykata? Pse jo KLP? Pse jo Edi Rama? Pse mo beteja e Partisë së Lirisë është SPAK-u?”-tha Kryemadhi.

Hetimet e SPAK-ut ndaj pasurisë së Kryemadhit

Zonja Kryemadhi foli për hetimet e SPAK-ut ndaj saj. Sipas politikanes, rreth 100 persona janë pyetur nga SPAK në kuadër të hetimeve për pasurinë e saj, mes të cilëve edhe një kirurg italian që ka operuar djalin e saj.

“Nuk mund të toleroj metodologjinë për kërcënimin dhe intimidimin që ju bëhet dëshmitarëve që thërrasin.Vetëm për mua mund të kenë thirrur 100 veta. E dini ju që një doktor i cili ka operuar fëmijën tim, i cili ka që në ’90 që operon në Shqipëri dhe ka qenë vullnetar për fëmijët, është italian, ka qenë kirurg, pediatër etj. Është marrë në aeroport si kriminel. I janë hequr lidhëset, i është hequr rripi, e kanë çuar në komisariat, doktor i nderuar, e kanë marrë dhe e kanë çuar në SPAK për ta pyetur. Doktori ka kartelat mjekësore, sepse më shumë para ka harxhuar SPAK-u për përkthimin e letrave të porosisë se sa kanë kushtuar heqja e një lipome të fëmijës tim. Se kur i hiqet fëmijës një lipomë, nuk është operacion plastik. Dhe kur ke kartelën mjekësore që është hequr një lipomë, nuk mund të marrësh si kriminel një kirurg. Kur ke kartelën mjekësore që ta ka sjellë Italia, ke numrin e telefonit, ke adresën dhe mund të komunikosh.”-tregoi Kryemadhi.

Meta: Marrëveshja që më ofroi Nano për të marrë drejtimin e PS

Gjatë intervistës së tij, Meta gjithashtu kujtoi një marrëveshje që kishte patur me ish-kryeministrin Fatos Nano, për të marrë drejtimin e PS-së 22 vjet më parë.

“Në atë kohë më solli një marrëveshje për t’u bërë kryetar i PS-së, ishte bashkë me ambasadorin francez. Më tha bëju kryeministër, bëju kryetar i PS-së, dhe Fatosi donte të bëhej President. I thashë President nuk bëhesh dot se është problem i Dushkut dhe nuk rri unë të pres Sali Berishën atje të rrethojë Presidencën, sepse Fatosi kishte edhe një problem se ikte.”– deklaroi Meta. Por ai shtoi se Nano e kishte shkelur marrëveshjen që vetë kishte propozuar.

“PD ka probleme organizimi”

Meta u pyet nga gazetarët në studio si do futet në këtë garë e vetme apo në koalicion me PD-në, por ai nuk dha një përgjigje të qartë.

Ai shpjegoi se PD ka një problem të madh me organizimin, gjë e cila është trashëguar që nga koha e Sali Berishës.

“PD ka pasur gjithmonë probleme organizimi dhe unë këto ia kam thënë doktorit dhe e kam ndier kur ishim në koalicion në zgjedhjet e 2011 sepse e përqëndroi të gjithë punën te ministrat dhe drejtorët dhe kjo krijoi një pakënaqësi të madhe te militantët të cilët ishin shmangur, injoruar siç na ka ndodhur edhe ne. Kostot i kanë marrë njerëzit e ndershëm dhe ata kanë marrë përfitimet abuzimet dhe janë bërë rilindësa. PD e ka pasur këtë problem që kur ishte Berisha, PD e thelloi akoma më shumë me zotin Bashën që ishte mjeshtër për ç’organizim dhe demotivim. PD duhet të ndajë mendjen që të vijë në pushtet dhe të mos kalojë kohën në opozitë. Që të vijë në pushtet duhet një organizim perfekt, kjo gjë mungon, unë e ndjeva që PD ishte e ç’organizuar në zgjedhjet vendore.”-deklaroi Meta.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Gjergj Erebara Banka e Shqipërisë bleu shifrën rekord të 428.5 milionë eurove gjatë muajve prill, maj dhe qershor të këtij viti, një shifër e cila, sipas të gjitha gjasave,...
/ Oct 10
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ndonëse kanë kaluar 36 vite nga rrëzimi i komunizmit, Shqipëria duket se ka ndërruar emërtimin e sistemit politik, por jo përmbajtjen e saj. Kjo shembullzohet me efektet dhe diksursin publik...
/ Oct 10