
Mbrëmjen e djeshme, analisti Baton Haxhiu ishte i ftuar në emisionin “Çim Peka Live” në lidhje me diskutimet që u mbajtën në Kongresin Amerikan për përfshirjen e financimeve të ndryshimeve gjyqësore nga USAID-i, ndërsa pyetje u ngritën nëse kjo përfshirje ka ndikuar dhe në masën e “arrest në shtëpi” për Berishën. Diskutim i cili solli një sërë reagimesh në vendin tonë. (Lexo edhe KËTU.) Haxhiu foli lidhur me ndikimin e këtyre diskutimeve në zgjedhjet e ardhshme. Më pas biseda vijoi, ndërsa Haxhiu akuzoi se ish-numri 2 i qeverisë është pyetur nga SPAK-u para shkarkimit nga Rama. Kjo akuzë kishte të bënte me Ahmetajn, ku para disa javësh dha dhe një intervistë ekskluzive për emisionin “Çim Peka Live.” (Për më shumë lexo KËTU.)
Menjëherë pas kësaj akuze, Ahmetaj është përgjigjur në një lidhje me telefon live gjatë emisionit. Ahmetaj akuzoi Haxhiun se po gënjen, pasi ai nuk është pyetur asnjëherë nga ndonjë njeri deri ditën e qershorit të vitit 2023. “Mua nuk më ka pyetur asnjë njeri deri ditën e qershor i 2023. E dyta gjërat ndodhën në mënyrë simbolike dhe ditën që ka ikur Ilir Meta, më ka shkarkuar dhe i dridhej dora dhe zëri kreut të organizatës se donte të më bënte simbolikë, iku Meta iku dhe ky që i ka dhënë dosjen.”– tha Ahmetaj.
Ndërsa Haxhiu u kundërpërgjigj duke e akuzuar se në intervistën e fundit, Ahmetaj nuk kishte qenë i sinqertë. Me pas debati vijoi dhe në ofendime, teksa Haxhiu e akuzoi se është paguar nga inceneratorët. Ndërsa Ahmetaj ju drejtua Haxhiut duke thënë: “Lëri këto se ti pa Ramën ngelesh pa bukë…”
Debati i plotë në studio
Ahmetaj: Batoni po ta ketë mik vërtetë Ramën, ai do i ketë thënë që fatkeqësisht Ahmetaj nuk ka qënë pjesë e inceneratorit të Elbasanit dhe të Fierit.
Haxhiu: Herën e fundit nuk ke qënë tërësisht i sinqertë…Nuk kam ndërmend të flas më shumë seç duhet…mbylle këtë histori…
Ahmetaj: Lëri këto se ti pa Ramën ngelesh pa bukë…
Haxhiu: Nuk e pranoj unë këtë që ngelem pa bukë…
Ahmetaj: Unë para Ramës kam qënë me bukë dhe tani më la Rama pa bukë se më bllokoi ato që kisha me djersë… Ti je paguar nga inceneratorët..
Haxhiu: Mos gënje se nuk jam paguar nga inceneratorët…
Ahmetaj: Të lutem mos më hap barkun…
Haxhiu: Mos gënje se nuk kam marrë lekë nga ineceneratorët…
Ahmetaj: Mua nuk më ka pyetur asnjë njeri deri ditën e qershor i 2023. E dyta gjërat ndodhën në mënyrë simbolike dhe ditën që ka ikur Ilir Meta, më ka shkarkuar dhe i dridhej dora dhe zëri kreut të organizatës se donte të më bënte simbolikë, iku Meta iku dhe ky që i ka dhënë dosjen.
Kur mori vesh që unë nuk isha i akuzuar qoftë në dosjen e Fierit dhe të Elbasanit që po shkonim në gjykatë, futi mercenarët median Top-Channel me plaçkitësen dhe Erionin…dhe bëri atë që bëri. Jo! I ka bërë të gjitha të qëllimshme. Nuk ka kryeministër në botën demokratike që të thotë që po të isha unë gjykatës dhe prokurorë do ta kishte më keq. Ditën pas disa orësh SPAK e ka marrë peng Eriolën dhe e ka çuar për kontroll, e ka marrë peng pa leje. Të lutem kur të zësh emrin tim në gojë mos gënje. Mbroe Ramën se ashtu e ke punën…Çfarë diskutoni për reformën në drejtësi. Praktikisht Shqipërisë i është shëmtuar surrati nga korruptimi i kryekundërzbuluesit të FBI të Nju Jorkut.
Kjo nuk është përplasja e parë midis Ahmetajt dhe Haxhiut. Disa javë më parë ata u përballën me njëri- tjetrin, ku Ahmetaj akuzoi Haxhiun se ai tashmë po mban anën e Ramës, ndërsa Haxhiu e ofendoi, duke ju drejtuar me fjalën “maskara”. Lexo KËTU.


