“Studentët n’protestë” kërkojnë të pushohet çështja në ngarkim të atyre që janë ndaluar më herët gjatë protestave. Sipas një deklarate kriminalizimi i protestës paqësore vjen nga aparati shtetëror. “Sot, në ditën e 101-të të “Revolucionit Flamingo” aparati shtetëror ka nisur një fushatë të hapur përndjekjeje. Në vend që të dëgjohet zëri i rinisë për një të ardhme më të mirë, studentëve tanë sot u është komunikuar zyrtarisht referimi i dosjeve të tyre në organet e Prokurorisë.

Ata shprehen se po kërkohet të njolloset Revolucioni Flamingo ku studentët po hetohen edhe për veprën penale të “Shkatërrimit të pronës”. Grupimi shkruan: “Në përpjekje për t’i dekurajuar nga ushtrimi i të drejtës kushtetuese për tubime paqësore, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë mbi bazën e referimit të Drejtorisë së Policisë Vendore Tiranë ka vendosur të regjistrojë ndaj studentëve E.L., M.Y. dhe A.D. procedimin penal për veprat “Prishje e qetësisë publike” dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifeste të paligjshme”. Për më tepër, në një përpjekje të paprecedentë për të njollosur natyrën thellësisht paqësore të Revolucionit të Flamingove, studentët po hetohen edhe për veprën penale të “Shkatërrimit të pronës”.

Sipas të rinjve protestues procedimi penal bëhet për presion, ndërsa sigurojnë qëndrueshmëri ndaj çdo lloj presioni. “Ne besojmë se regjistrimi i procedimeve penale ndaj çdo protestuesi paqësor, dhe studentëve në veçanti, nuk i shërben drejtësisë, por funksionon si një mjet presioni. Një sinjal drejt çdo student tjetër që mendon të dalë në rrugë, se pasojat mund të jenë personale dhe penale. Ata që kërkojnë që frika të zëvendësojë pjesëmarrjen dhe heshtja të zëvendësojë zërin tonë, gabojnë rëndë. Lëvizja jonë ka dëshmuar se qëndrueshmëria nuk varet nga presioni i tyre, përkudrazi ai vetëm na forcon. Mund të procedojnë secilin prej nesh, por jo vullnetin tonë për një Shqipëri më të mire”, shkruhet në deklaratë.  

Protestuesit i kanë këruar organit të akuzës “të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe të pushojë çështjen penale në ngarkim të studentëve të proceduar duke refuzuar instrumentalizimin e ligjit penal si një mjet frike ndaj protestuesve”. Ata u janë drejtuar opinionit publik, mediave të pavarura, organizmave ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, që të monitorojnë nga afër këtë situate.

“Lëvizja jonë mbetet e palëkundur, e unifikuar dhe e vendosur për të çuar përpara aspiratat e saj për një shtet të së drejtës, të çliruar nga hija e autokracisë. Revolucioni Flamingo do të vazhdojë, po aq paqësor në formë, por akoma më i palëkundur në qëllimet e tij”, theksojnë ata.

“Studentët n’protestë” kanë qenë aktivë që në ditët e para duke kërkuar largimin e Edi Ramës nga pushteti, ndërsa më herët faqja e tyre e instagramit është sulmuar duke u bllokuar për disa orë.

LËR NJË KOMENT

Klevi Metaj u përball i vetëm me 6 policë. Rrjeti është dominuar në fotoja e portretit të tij. Qëndresa e e Metajt ka tërhequr vëmendjen e komentuesve. Në protestën e...
/ Oct 13
Nga Dorian Matlija Gjatë gjithë jetës sime profesionale kam besuar te zgjidhja paqësore e konflikteve, te ligji dhe institucionet. Helbete, avokat hesapi dhe kështu i bie të mendoj në kohëra...
/ Oct 14
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
/ Oct 12
“Sa më shumë polici, aq më shumë studentë” është parulla me të cilën studentët u bëjnë thirrje të rinjve t’i bashkohen protestës së sotme, më 14 tetor, në orën 14:00,...
/ Oct 14