Një “absurditet të rrezikshëm” e ka quajtur kryeministri Edi Rama pezullimin nga detyra të krahut të tij të djathtë, Belinda Ballukut me vendim të GJKKO-së. Podkastin e tij online ai e shfrytëzoi për të thënë se rasti i Ballukut është i paprecedentë në Evropë. Rama shkon më tej duke paralajmëruar se kjo masë mund të kthehet në presion politik ndaj qeverisë dhe si pasojë sjell destabilitet institucional. Kryeministri sqaron se një ministër mund të largohet vetëm me dorëheqje, me vendim të Kryeministrit ose me dënim të formës së prerë, por kurrë me pezullim gjyqësor, duke shtuar se Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut nuk ka trajtuar kurrë një rast të tillë, pasi në asnjë vend europian një ministër nuk është pezulluar nga gjykata. Duke cituar Komisionin e Venecias, Rama tha se Gjykata nuk duhet të pezullojë anëtarë të qeverisë pasi cënon balancën e pushteteve dhe me pezullimin ajo ka ndërhyrë në punën e qeverisë, ka ndërruar përbërjen e ekzekutivit dhe ka marrë kompetencat e kryeministrit e presidentit, që nga Venecia shihet si shkelje e kufirit ndarës mes pushteteve. Kjo sipas Ramës sjell edhe instrumentalizim të drejtësisë që interpretohet si shtrirjes së krahut të gjyqësorit përtej kufirit ndarës me politikën, e kjo për pasojë i hap rrugë presioneve politike ndaj qeverisë, destabilizimit institucional, dhe manipulimit të ekzekutivit përmes proceseve penale. 

Duke iu referuar gjithmonë Komisionit të Venecias, Rama shton se ministrat kanë funksione politike, jo administrative. “Masat e pezullimit vlejnë për nëpunësit, jo për anëtarët e qeverisë, sepse ministri nuk është “zyrtar administrativ”, por autoritet politik.”-shprehet ai duke cituar Venecian, e thekson se: “Pezullimi gjyqësor i ministrit është de facto presion për shkarkimin e tij, duke qenë se kur pezullohet një ministër, nuk pezullohet një individ, por paralizohet krejt vendimmarrja për një apo më shumë sektorë që ministri mund të mbulojë. Dhe kjo është këmbë e krye jokushtetuese.”

Duke iu referuar Stasburgut, Rama nënvizon se Gjykata Evropiane ka parime të qarta që do ndalonin atë që ai e quan si një aventurë antidemokratike. “Stasburgu thotë se masat e sigurisë nuk përdoren për qëllime politike, jashtë proporcionalitetit dhe për të ndikuar ekzekutivin. Çdo masë që ndërpret apo cënon funksionimin të institucioneve të zgjedhura duhet të justifikohet me standardin më të lartë demokratik. Si përfundim, edhe sipas Venecias, edhe sipas Strasburgut: Gjyqësori nuk duhet të pezullojë ministra.”-thekson Rama.

Ai vijon duke përmendur standartet evropiane ku flet me ironi se nuk beson se mund të ketë mbetur ndonjë standard për ta shpikur Shqipëria si: joproporcionale në thelb, antidemokratike në frymë, antikushtetuese në përmbajtje, nënshtrim i ekzekutivit, kërcënim i paprekshmërisë së vullnetit demokratik, kundër ndarjes së pushteteve, kundër standardeve të Venecias dhe kundër jurisprudencës së Gjykatës Europiane të Strasburgut.

Kreu i qeverisë Rama pas njoftimit nga SPAK-u u shpreh në një intervistë për “Deutsche Welle” se: “Ne kemi punën tonë, drejtësia ka punën e vet”, ndërsa (pa) drejtësinë e vënë nga GJKKO-ja e ka çuar në Kushtetuese me shpresën për të kthyer në detyrën e zv.kryeministres dhe ministres së Energjisë e Infrastrukturës, Belinda Ballukun, ndaj së cilës ka një process hetimor në SPAK për “Shkelje të barazisë në tendera”.

LËR NJË KOMENT

Klevi Metaj u përball i vetëm me 6 policë. Rrjeti është dominuar në fotoja e portretit të tij. Qëndresa e e Metajt ka tërhequr vëmendjen e komentuesve. Në protestën e...
/ Oct 13
Nga Dorian Matlija Gjatë gjithë jetës sime profesionale kam besuar te zgjidhja paqësore e konflikteve, te ligji dhe institucionet. Helbete, avokat hesapi dhe kështu i bie të mendoj në kohëra...
/ Oct 14
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
/ Oct 12
“Sa më shumë polici, aq më shumë studentë” është parulla me të cilën studentët u bëjnë thirrje të rinjve t’i bashkohen protestës së sotme, më 14 tetor, në orën 14:00,...
/ Oct 14