Nga Irena Beqiraj

Edgar Morin shkruan :

“Problemi nuk është se nuk ishe i arsimuar. Problemi është se ishe i arsimuar mjaftueshëm për të besuar atë që të mësuan, por jo mjaftueshëm për të vënë në dyshim gjithçka që të thanë.”

Ndaj sa herë flet Kryeministri, qeveria e të cilit dallohet për metodologjinë ” që një matës I vlefshëm më lehtë mund të manipulohet sesa të arrihet” gjithmonë duhet verifikuar informacioni .

Në raportin e OECD për Shqipërinë thuhet shprehimisht :

“Meqenëse mungesa e plotë e shkollave të vogla nënkupton një boshllëk strukturor në mbulim, që nuk mund të korrigjohet plotësisht duke përdorur rregullime statistikore, raportimi i rezultateve për Shqipërinë në raportet ndërkombëre është i kufizuar, pa raportime të trendit dhe me informacionin të kufizuar të mbledhur përmes pyetësorëve”

Dhe më tej raporti tregon që :

“Në Shqipëri, 5 959 nxënës, në 160 shkolla, përfunduan vlerësimin, duke përfaqësuar rreth 22 800 nxënës 15-vjeçarë (rreth 72% e popullsisë totale të 15-vjeçarëve)”

E pra, kush di të lexojë arrin ta dallojë gënjeshtrën e besueshme , dhe kupton që me gjuhë të kujdeshme raporti na thotë që për shkak të pjesëmarrjes së ulët , edhe mos përmbushjes së standarteve të përzgjedhjes së studentëve të testuar , rezultatet do të përdoren në mënyrë të kufizuar në raportimet ndërkombëtare, dhe janë vështirësisht të krahasueshme në trende kohore .

Kjo për një arsye fare të thjeshtë :

“MADHËSIA dhe CILËSIA e kampionit të përzgjedhur përcaktojnë nëse një rezultat është një pasqyrë kuptimplotë apo një iluzion mashtrues. Duke pasur parasysh problemet me mostrën e studetëve të përzgjedhur , më shumë sesa një “dëftesë e jashtëzakonshme” rezultati është një iluzion mashtrues.

Metoda e qeverisë e e ndjekur në këtë rast është e qartë , nëse një matës pranohet gjerësisht si matës I vlefshëm më lehtë është ta manipulosh sesa ta arrish!

Fatkeqësia në këtë rast, nuk është vetëm se Ministria e Arsimit është kujdesur në formësimin e këtij iluzioni duke përjashtuar nga testimi kryesisht shkollat në zonën rurale e as se dhe Kryeministri, manipulon kur thotë që ky është rezultati më i mirë i arritur ndonjëherë , ndërsa raporti na paralajmëron se cilësia statistikore e këtyre rezultateve është e pamjaftueshme për të bërë krahasimin në kohë….. të gjitha këto janë normë tanimë në këtë vend. Fatkeqësia është se luga bosh e propagandës po përdoret pa më të voglin hezitim tek përcaktuesi bazë i të ardhmes së një kombi, arsimi

LËR NJË KOMENT

Justina Shiroka Pula është zyrtarisht Presidente e Republikës së Kosovës. Ajo u votua gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit, pak minuta para skadimit të afatit përfundimtar për zgjedhjen e presidentit....
/ Oct 7
Nga Xhensil Shkëmbi Kjo është Maricarmen Abascal, 87 vjeç. Gruaja që në Spanjë u kthye në simbol të një revolte që nisi nga një apartament i thjeshtë në Madrid. Maricarmen...
/ Oct 8
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Presidenti Donald Trump tha se do të shkarkonte dy këshilltarë të lartë zgjedhorë nëse angazhimi i tyre për fushatën e Mirolad Dodik në Republikën Srpska do të paraqiste konflikt interesi...
/ Oct 7