
Nga Indrit Vokshi
Belinda Balluku nuk është thjesht individ, ajo është simbol i modelit të shëmtuar se si kryhen punët në Shqipëri. Simbol i kapjes së ekonomisë, heqjes së mundësisë që shumë biznesmenë të konkurojnë të punojnë dhe të riinvestojnë paratë e tyre dhe kështu të mundësohet decentralizimi i parasë; simbol i kapjes së shtetit, shkatërrimit të institucioneve publike, ndërtimit të shtetit privat (shtet brenda shtetit), simbol i përdorimit të shtetit për interesa krejt private dhe pa asnjë lidhje me zhvillimin ekonomik, institucional dhe kulturor e social të Shqipërisë.
Shteti shqiptar u themelua nga rilindasit kombëtarë që shqiptarët të kishin entet dhe institucionet ekonomike, politike, ushtarake, arsimore e kulturore me qëllim që ne si shqiptarë të ruajmë dhe përmirësojmë rracën tonë. Ndaj kushdo i cili e nxjerr dhe e devijon shtetin nga qëllimi pse u krijua, meriton të ndëshkohet.
Balluku merret e pandehur për shkelje të barazisë në tendera, korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë.
Nxisim prokurorinë SPAK të ngrejë akuzë kryeministrit Edi Rama sepse ai është udhëheqësi, arkitekti dhe zbatuesi i këtij modeli ekonomik e institucional për të cilin po merret e pendehur zv.kryeministrja e tij.


