Nga Ylli Manjani


Domethënë si përfundim njerëzia ftohen të votojnë me 11 maj: Për të mbajtur Ramën që vijon të tallë koqet e tij, të cilat ia nxori në publik PD për t’u tallur me to (jo me të vetat),

Ose, të rikthehet Berisha që në CV-në e tij politike mban një ’97, një Gërdec dhe një 21 janar.

E vërteta është që Berisha sot ka në kurriz një çështje penale të stisur dhe krejt të padrejtë. Por po aq e vërtetë është që shteti i Berishës burgosi (jo me arrest shtëpie, por në Bënçë) Fatos Nanon kryetarin e opozitës së kohës, haptazi pa ligje dhe pa fakte. I njëjti shtet i Berishës gjykoi e dënoi edhe të ndjerin Vilson Ahmeti, edhe ky kryeministër i vendit.

Po, padyshim që tenderat e Ramës janë të dyshimta dhe korruptive, por po aq të dyshimta dhe korruptive janë edhe të qeverisë Berisha. 1.5 miliardë euro u dhanë me një kontratë të vetme pa tender, pa projekt, pa buxhet të miraruar. Nëse për të parat ka ndjekje penale (për mua ligjërisht e diskutueshme), ato të qeverisë Berisha u mbyllën me raport mjeksor.

Tani, nuk desha t’i sjell në vemendje këto fakte, por meqë ka ende të interesuar që më kërkojnë hesap ende se “përse nuk votoj” apo “ç’pozicion kam”?

Për kë të votoj more? Për koqet e Ed Ramës apo për moralin pa koqe të Berishës?! Dhe mos na hapni barkun me këta të rinjtë pa koqe e pa moral! Ja kaq.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 11
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11