
Rigerta Loku na erdhi në “Gogo.al” me energjinë, sinqeritetin por edhe prerjen e një njeriu me këmbë në tokë. Lufton Rigerta për familjen e sipërmarrjen e saj por edhe për shoqërinë tonë.
“Dua të jap, të jap. Po ku me dhënë?!”, na thotë Loku, ndërsa nuk heziton aspak të analizojë fitoret dhe dështimet e saj në politikë.
Shumë ngjyra të karakterit të fortë mirditor vijnë kësaj radhe te ne, bashkë me detajet e një gruaje që spikati krejt ndryshe në syrin e publikut, me vërtetësi.
Ndryshe nga metodat e katapultimit, “Yes Shef”-it apo servilizmit.
Ndiqni podkastin e plotë në kanalin tonë në “Youtube” dhe regjistrohuni që bisedat tona të plota t’ju dalin menjëherë!


