
Pensionistët shqiptarë janë më të palumturit në raport me grupet e tjera të popullsisë, por dhe ndër më të palumturit në rang global. Kështu ka treguar indeksi global i lumturisë, i cili i rendit pensionistët shqiptarë në vendin e 100 në 143 vende të botës për 2024, duke lënë pas vetëm vendet e Afrikës dhe disa vende aziatike. Ndërsa në indeksin e përgjithshëm ku përfshihen të gjitha grupmoshat, Shqipëria zuri vendin e 87 në 143 vende.
Indeksi tregoi se në të gjitha vendet në Evropën Qendrore dhe Lindore ata 60 vjeç e lart janë më pak të lumtur. Në këto mosha, pasojat e mungesës së mirëqenies dhe problemet shëndetësore janë më të mëdha dhe vendet me sisteme të forta të shëndetësore dhe mbrojtje sociale kanë një nivel më të lartë të lumturisë për këtë grupmoshë. Në total shqiptarët ishin më të palumturit në Europë pas turqve në vitin 2024.
Për më shumë lexo artikullin e plotë të Monitor.al



