Pas skandalit se një ngarkesë prej 27 ton fileto pule nga Brazili, një tjetër skandal me luleshtrydhet u zbulua nga sistemi i alarmit të shpejtë për ushqimin e Komisionit Europian. Sipas “RASFF” katër ngarkesat janë futur në treg, njëra më datë 17 shkurt, 2 ngarkesa në muajin mars dhe një më datë 1 prill. Pas skandali AKU-ja reagoi në një njoftim për mediat, por nuk dha shumë detaje. Sipas njoftimit të AKU-së, ngarkesa prej 52 kg me luleshtrydhe me pesticide është shitur e gjitha, një sasi në fakt që mund të shitet në treg brenda pak orësh. Menjëherë pas kapjes së kësaj ngarkese, AKU-ja thotë se i dërgoi monstrat për analizim laboratorik, por e gjithë sasia rezulton e shitur.

Ndërsa filetot e pulës përmbanin bakterin “Salmonella Typhimurium”. Kz skandal u zbulua nga emisioni investigativ “Piranja” ku pretendohet se kjo ngarkesë mishi e ardhur nga Brazili dyshohet se është hedhur në treg, pa pritur përgjigjen e analizave. Ndërkohë që kur kanë dalë analizat është zbuluar që i gjithë mishi i importuar është i infektuar me bakterin e salmonelës.

Por a është hedhur ky produkt në treg për konsum?

AKU-ja nuk ka dhënë informacione për këtë dhe as detaje të tjera lidhur me sasinë e produktit. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit tha se bëhet fjalë për fileto pule të ngrirë, e cila ka hyrë në Shqipëri përmes Portit të Durrësit dhe është bllokuar.

Reagimi i plotë i AKU-së : Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ndërmarrë një sërë masash të menjëhershme dhe të strukturuara për të adresuar një situatë të identifikuar para disa ditësh gjatë proceseve të kontrollit të produkteve ushqimore të importuara në Portin e Durrësit. Referuar analizimit në ISUV në datën 21.03.2025, për prani të Salmonella Typhimurium në një mostër produkt pule (fileto e ngrirë), e importuar nga Brazili, AKU ka ndërhyrë në mënyrë të koordinuar me strukturat përgjegjëse për gjurmimin, verifikimin dhe bllokimin e produktit në fjalë, si dhe për marrjen e masave administrative dhe ligjore ndaj subjektit përgjegjës.

Ervin Resuli, presidenti i Urdhrit të Mjekut Veterinar akuzon AKU-në se një analizë që duhej të zgjaste maksimumi 72 orë, u deshën 10 ditë. Sipas Resulit produkti është shpërndarë në treg është shitur dhe u konsumua nga qytetarët në supermarkete, restorante dhe fast food.

Dokumente të analizave të kryera në ISUV

“AKU-ja ka marrë mostrat në doganë, por për një analizë që duhej të zgjaste maksimumi 72 orë, u deshën 10 ditë. Dhe ndërkohë, produkti u shpërnda në treg, u shit dhe u konsumua nga qytetarët në supermarkete, restorante dhe fast food-e. Laboratori ISUV, në varësi të Ministrisë së Bujqësisë, ka publikuar përgjigjen më 21.03.2025, duke konfirmuar ngarkesë të lartë Salmonella jashtë normave të lejuara. Por AKU nuk mori asnjë masë të menjëhershme për të tërhequr produktin nga tregu, as nuk njoftoi qytetarët. Vetëm pas publikimit të skandalit nga mediat investigative si “Piranja”, nisi një farë reagimi, por deri më tani askush nuk ka treguar se cila kompani e ka hedhur në treg këtë mish të kontaminuar!”– ka reaguar Resuli.

Resuli gjithashtu solli në vëmendje dhe anën tjetër të skandalit, duke vënë në dukje se fshehja e biznesit kërkon një hetim më të thelluar. “Fshehja e rastit nga Ministria e Bujqësisë, AKU dhe ISUV lë dyshime të forta se biznesit i është dhënë kohë për të shitur produktin dhe për të helmuar qytetarët me vetëdije të plotë. Ky nuk është më një rast neglizhence, por një veprim kriminal, që kërkon një hetim të thelluar nga SPAK, nga A deri në Zh! Sa raste të tjera janë fshehur? Sa herë qytetarët shqiptarë janë bërë kavie eksperimentale të një sistemi të kalbur që nuk kontrollon as ushqimin që importohet dhe as atë që prodhohet brenda vendit?”– shkruan Resuli.

LËR NJË KOMENT

Stephen Miller është është truri i fushatës së presidentit amerikan Donald Trump për dëbimet masive të emigrantëve nga SHBA-të. Ai është emëruar si Shef i Kabinetit të Trumpit duke zëvendësuar...
/ Nov 7
Nga Mentor Kikia Së pari, duhet të mbani përgjegjësi për atë që keni bërë! Qeveria ka bërë një ndryshim në rregullat për lejet e ndërtimit të “resorteve turistike” në bregdet,...
Tashmë që nuk ka më diskutim që të gjithë po e përdorim Inteligjencën Artificiale, pyetja që lind është: a dimë realisht ta përdorim dhe si po e bëjmë? Inxhinieri i...
/ Oct 28
Rezistencë nga gazi lotsjellës e uji me presion, “Rruga e Durrësit” dhe bulevardi “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë janë kthyer në skena përplasjesh mes policisë e protestuesve të cilët përgjigjen...
/ Nov 7