Gjatë një vizite shtetërore të presidentit francez Emmanuel Macron në kryeqytetin e Vietnamit, Hannoi, ka ndodhur një ngjarje që ka marrë vemendjen e shumë mediave botërore. Agjencia e lajmeve “AP” ka publikuar një video ku duket se Emmanuel Macron ka marrë një shuplakë nga gruaja e tij Brigitte Macron në  daljen e avionit, përpara pritjes zyrtare në pistë. Video më pas ka berë xhiron e mediave më prestigjoze në botë si New York Post, The Guardian, Le Monde etj. Ky incident ka marrë reagime dhe komente të shumta lidhur me marrëdhënien bashkëshortore të çiftit presidencial francez, ndërsa Makroni ka komentuar se ishin duke luajtur.

Më pas në rrjetet sociale si X, TikTok dhe Instagram kanë qarkulluar video të shumta deepfake, të gjeneruara me anë të inteligjences artificiale ku shihen lëvizje, përplasje dhe zhurma të ndryshme duke krijuar konfuzion dhe ngatërruar opinionin publik për atë që kishte ndodhur realisht.

Pikërisht këto video që kanë qarkulluar në rrjet ka ngritur shqtësimin e autoriteteve franceze lidhur me qëllimin e publikimit të tyre. Ato përmendin mundësinë e një fushate dezinformimi edhe nga aktorë të tretë lidhur me propaganden ruse.

Kjo ngjarje solli në qendër të vëmendjes rreziqet e mëdha që paraqet teknologjia deepfake, veçanërisht kur përdoret për të sulmuar figurat publike dhe për të manipuluar narrativat politike.

https://www.instagram.com/ntelemicro5/p/DKKKPMvsj3m/?img_index=1

Kjo video është gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale dhe nuk është e vërtetë. Personazhet që shihni këtu nuk janë presidenti francez Makron dhe gruaja e tij

https://www.instagram.com/davidninorodriguezboxer/reel/DKMzE31tu6y

Kjo video është gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale dhe nuk është e vërtetë. Personazhet që shihni këtu nuk janë presidenti francez Makron dhe gruaja e tij

LËR NJË KOMENT

Justina Shiroka Pula është zyrtarisht Presidente e Republikës së Kosovës. Ajo u votua gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit, pak minuta para skadimit të afatit përfundimtar për zgjedhjen e presidentit....
/ Oct 7
Nga Xhensil Shkëmbi Kjo është Maricarmen Abascal, 87 vjeç. Gruaja që në Spanjë u kthye në simbol të një revolte që nisi nga një apartament i thjeshtë në Madrid. Maricarmen...
/ Oct 8
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Presidenti Donald Trump tha se do të shkarkonte dy këshilltarë të lartë zgjedhorë nëse angazhimi i tyre për fushatën e Mirolad Dodik në Republikën Srpska do të paraqiste konflikt interesi...
/ Oct 7