Projektvendimi i miratuar në mbledhjen e fundit të Këshillit Konsultativ të Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore (AMVV) që funksionon si institucion në varësi të Ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor i ka hapur rrugë ngritjes së 20 qendrave që do presin refugjatë nga vende si Siria, Gaza, Afganistani, Pakistan, Irani, e Libani pas atyre në Gjadër e Shëngjin. Pikat kryesore për 2 vitet e ardhshme do jenë Korça, Gjirokastra dhe Vlora me kapacitete nga 100-140 shtretër me qëllim pengimin e kalimit të refugjatëve që futen nga vendi ynë e Serbia, e që synojnë Greqinë. Plani për ngritjen e qendrave bazohet në projektvendimin “Për miratimin e Planit Kombëtar të Kontigjencës për flukset e përziera migratore 2026–2028” i miratuar në mbledhjen e fundit të këshillit konsultativ të Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore (AMVV), institucion në varësi të Ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor. Një tjetër synim i planit është edhe shpërndarja e balancuar në territor, pasi numri më i madh është përqendruar kryesisht në Tiranë, Kakavijë, Gërhot e Kapshticë dhe për këtë do përdoren një pjesë e mirë e hapësirave publike ekzistuese, troje të lira dhe objekte të braktisura, si masa për të reaguar në raste të papritura të shtimit të fluksit.

Shpërndarja e qendrave

Korça është një pikë e rëndësishme ku do vendosen strukturat akomoduese, kryesisht në fshatin Floq në Njësinë Administrative Mollaj, në ambientet e ish-TAP-it, në Bashkinë Pogradec, në Bashkinë Devoll, hapësirat e qytetit Bilisht dhe të fshatit Bitinckë ku janë përcaktuar të paktën 11.500 m². Në dispozicion janë edhe ambiente të tjera në Bashkinë Kolonjë.

Bashkia e Maliqit do vërë në dispozicion ish-depot e Rezervave Shtetërore në Lozhan. Në Pustec do zihen tre hapësira: Njësia Zaroshkë, fusha sportive e Pustecit dhe fusha sportive e Goricës së Vogël. Gjirokastra do e organizojë sistemimin e refugjatëve në strukturat ekzistuese, te ish-Rezervat Shtetërore që kanë menaxhuar krizën e shqiptarëve të Kosovës në vitin 1999. Stadiumi “Karafil Çaushi” në Bashkinë Memaliaj është një tjetër pikë, si edhe spitali dhe konvikti i Përmetit, po ashtu do përdoren për refugjatët. Vlora do vërë në dispozicion më shumë kapacitete si: konviktet e “Qytezës Studenti”, të Shkollës Industriale, Pallati i Sportit “Flamurtari”, Shkolla e Marinës dhe zyrat e Njësisë Administrative Novoselë. Rreth 250 persona është menduar të vendosen në Bashkinë Selenicë, fshati Peshkopi, ndërsa mësohet se do ketë shpërndarje edhe në stadiumin e Delvinës, shkolla e Himarës, Konispolit e Mursit.

Përvoja e Gjadrit

Kampi i refugjatëve në Gjadër është kthyer në skenë debati për shkak të kushteve. “Amnesty International Italia” pas vëzhgimeve dhe raporteve ka deklaruar se “Modeli i Shqipërisë i promovuar nga qeveria italiane si një mjet inovativ për menaxhimin e migracionit e përkeqëson më tej këtë logjikë. Struktura ekstraterritoriale, izolim gjeografik, akses i vështirë dhe i kufizuar në garancitë ligjore, pengesa në aksesin në të drejtën për shëndetësi, ndalim administrativ i përhapur i përdorur në mënyrë ndëshkuese, në vend që të jetë mjeti i fundit i parashikuar nga e drejta ndërkombëtare. Në Qendrat e Kujdesit Shëndetësor (CPR) në Itali dhe në qendrat e reja në Shqipëri, njerëzit jetojnë në kushte degraduese, pa qasje në kujdesin e duhur, në një klimë braktisjeje të vazhdueshme dhe mungesë informacioni.”,- thuhet në deklaratë. Organizata ka kërkuar ndërprerjen e transfertave drejt Shqipërisë, një hetim të pavarur mbi përgjegjësitë institucionale që lidhen me vdekjen e refugjatit Hamid Badoui dhe të gjitha shkeljet sistemike në qendrat e paraburgimit administrativ.

Kostoja e planit

Shpenzimet sipas Planit Kombëtar të Kontigjencës për paga, shpenzime korrente dhe investime për periudhën 2026–2028, sipas katër skenarëve të migracionit dhe emergjencave parashikohet të variojë nga 195,6 -708.7 mln lekë.

LËR NJË KOMENT

Avokate me profesion, 50-vjeçarja Fatima Zahra El Mansouri ka qenë për disa vite kryetare e bashkisë së Marrakeshit. Fatima Zahra El Mansouri është emëruar kryeministrja e parë grua e Marokut, pasi...
/ Sep 30
Nga Auron Tare Shiu i vjeshtës kishte filluar ndërsa unë isha në studiot e një televizioni që më kishte ftuar atë natë. Pas bisedës po prisja te kafja e televizionit...
/ Oct 3
Çfarë është Shqipëria e këtyre 35 viteve? Fatos Lubonja, një nga intelektualët e paktë që i ka mbetur Shqipërisë, për koherencën, qëndrueshmërinë e ideve të tij ndër vite dhe guximin...
/ Jul 29
Kuvendi i Kosovës miratoi me 91 vota pro projektligjin për Dhomat e Specializuara. Ndryshimet e propozuara lidhen edhe me Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë. Nisma e PDK-së kishte...
/ Oct 5