Zgjedhjet e 11 majit po afrojnë dhe në kuadër të tyre edhe 2 partitë kryesore në vend janë mbledhur për të diskutuar mbi kandidaturat për deputetë. Partia Demokratike ka publikuar listat e mbyllura për secilin nga qarqet e vëndit, mes tyre edhe ajo e Tiranës.

Në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike Sali Berisha nuk la pa përmendur edhe Chris LaCivita që është risija më e madhe në 34 vite e PD-së dhe sipas tij “tmerri i Edi Ramës”. “Kjo është risia më e madhe në 34 vite betejash elektorale të PD-së. Vetëm 3-4 ditë pas ardhjes së LaCivitës, ai i ra tavolinës me grushta. Po përjeton makthe. Por 11 maji vjen dhe ne do të dalim me një fitore të shkëlqyer.”- tha Berisha.

Lista e mbyllur e qarkut të Tiranës kryesohet nga Sali Berisha dhe jashtë saj mbeten mbeten Jorida Tabaku dhe Dhurata Çupi, edhe pse nga vota e primareve të 1 marsit ato ishin ndër më të votuarat. Në këtë listë PD ka krijuar 4 vende të sigura për partitë aleate, Tedi Blushi dhe Erisa Xhixho nga PL si dhe Fatmir Mediu kryetar i PR e Mesila Doda nënkryetare e PDIU.

Ajo që vihet re është se Hysen Kadiu i cili doli i pari në primaret e Tiranës është tërhequr nga gara për 11 majin. Në një postim në rrjet sociale ai ka treguar arsyen pse është tërhequr dhe gjithashtu ka falenderuar mbështësit e tij, kryesisht ata të Kavajës. Kadiu priste që emri i tij të ishte i përfshirë në listat e mbyllura gjë që nuk u realizua edhe pas një diskutimi me kreun e PD-së. “Një parti e madhe dhe me vlera si PD nuk mund të shndërrohet në një parti që bën qoka për të preferuarit e qendrës dhe lë jashtë prioriteteve qëndrestarët e vërtetë, që i kanë qëndruar pranë në kohë të vështira dhe që janë përpjekur çdo ditë të bëjnë më të mirën për të”, u shpreh ai mes të tjerash.

Edhe pse ka pasur mospajtime dhe lënien jashtë të disa figurave të njohura, Partia Demokratike duket e vendosur të shkojë përpara me strategjitë e saj për zgjedhjet e 11 majit.

Lista e kandidatëve për 12 qarqet e PD-së dhe PS-së është si vijon:

Qarku Tiranë PD: Sali Berisha, Edi Paloka, Albana Vokshi, Belind Këlliçi, Belind Këlliçi, Flamur Noka, Jozefina Topalli, Besart Xhaferri, Fatmir Mediu, Erisa Xhixho, Klevis Balliu, Mesila Doda,Tedi Blushi

Qarku Tiranë PS: Edi Rama, Ogerta Manastirliu, Elisa Spiropali, Lindita Nikolla, Taulant Balla, Adea Pirdeni, Albana Kociu, Igli Hasani, Delina Ibrahimaj, Ilva Gjuzi, Iris Luarasi, Erjon Malaj, Andi Seferaj, Anila Denaj, Antonela Dedej, Arben Pëllumbi,

Qarku Elbasan PD: Tomor Alizoti, Edmond Haxhinasto, Klodjana Çapja, Blendi Himçi,Aurel Bylykbashi

Qarku Elbasan PS (Lista e hapur):Aulona Bylykbashi, Florenc Spaho, Desantila Tahiraj, Saimir Hasalla, Agron Gaxho, Shkëlqim Bullari, Ela Tocka, Olsi Komici, Ervina Meta, Geldon Fejzo, Luan Duzha, Arlind Kullolli, Sara Mila, Musa Coha (Lista e mbyllur): Arbjan Mazniku, Bora Muzhaqi, Adi Qose, Evis Kushi, Ermal Elezi

Qarku Fier PD: Gazment Bardhi, Luan Baçi, Brunilda Haxhiu (PL), Eduart Sharka, Saimir Korreshi

Qarku Fier PS: Belinda Balluku, Erion Mile, Ceno Klosi, Zaira Gjika, Ramion Kurti, Mariglen Hoxha, Gerta Dhima, Petrit Malaj, Keduina Zaka, Asfloral Haxhiu, Elton Korreshi, Maldrita Bardho, Përparim Arapi, Ilirjan Musko, Zeqine Çaushi,

Qarku Durrës PD: Oerd Bylykbashi, Gent Strazimiri, Manjola Luku, Artan Luku (PAA), Igli Cara

Qarku Durrës PS:Klodiana Spahiu, Milva Ekonomi, Loer Kume, Skënder Pashaj, Aurora Mara, Etleva Budini, Entela Hoxha, Ani Dyrmishi, Edvin Prençe, Edmond Rrushi, Jona Osmani, Dorina Laçi, Indrit Gjoka, Erjon Xhili,

Qarku Shkodër PD: Luçiano Boçi, Greta Bardeli, Ramadan Likaj,Kliti Hoti

Qarku Shkodër PS: Marjana Koçeku, Onid Bejleri, Xhenis Çela, Bujar Rexha, Edona Bilali, Ervin Doda, Holta Duda, Frrok Gjini, Besmir Lesha, Marjan Ndërshtiqaj, Vera Ndreca, Kejsi Spahija, Enertil Cani, Shkëlqim Sterkaj, Adnan Shullani

Qarku Korçë PD: Ivi Kaso, Ledina Aliolli, Bledjon Nallbati

Qarku Korçë PS: Niko Peleshi, Romina Kuko, Genti Lakollari, Alfons Olldashi, Arjan Jaupllari, Besa Spaho, Bledi Çomo, Eni Zake, Eridjon Rustemi, Gëzim Gora, Ilirjan Pendavinji, Vasil Sterjovksi, Vinjola Rota

Qarku Vlorë PD: Bujar Leskaj, Atird Hoxha, Ina Zhupa,Vangjel Dule

Qarku Vlorë PS(Lista e hapur):Vasil Dhajo, Ardit Bido, Gjergji Mërkuri, Ina Majko, Vullnet Sina, Evis Allushi, Klevis Kaso, Brunilda Mersini, Briseida Cakëri, Mjaftesa Sulaj, Endi Hysenaj, Damian Gjiknuri (Lista e mbyllur):Blendi Çuçi, Zamira Sina, Erjona Ismaili, Pirro Vëngu

Qarku Berat PD: Eno Bozdo, Zija Ismaili

Qarku Berat PS:Ervin Demo, Enriketa Jaho, Matea Rexhepi, Hatixhe Konomi, Julian Zyla, Ardian Islami, Ertis Hyka, Fadil Nasufi, Hysen Buzali

Qarku Kukës PD: Flamur Hoxha

Qarku Kukës PS: Eduard Shalsi, Ali Hallaçi, Aristogena Poga Geca, Alban Zeneli

Qarku Gjirokastër PD: Tritan Shehu

Qarku Gjirokastër PS: Mirela Kumbaro, Anila Dhimitri, Pirro Dhima, Shyqeri Hysi, Tërmet Peci

Qarku Dibër PD: Xhelal Mziu, Denisa Vata

Qarku Dibër PS: Blendi Klosi, Alma Selami, Murat Dani, Danjel Gjura, Valentina Haliti, Agron Malaj, Dritan Selishta

Qarku Lezhë PD: Agron Gjekmarkaj, Elda Hoti

Qarku Lezhë PS: Ulsi Manja, Ermal Pacaj, Admir Kadeli, Andon Gjoni, Klotilda Ndreca, Erion Markaj, Marjeta Neli, Aurora Reçi, Pranvera Skana

Berisha ka siguruar me firmën dhe vulën e vet emrat e besuar në listën e mbyllur. Disa prej tyre i kanë qëndruar shumë afër vitin e fundit të arrestit të tij shtëpiak.

Gjatë Primareve, u vu re një mospërzierje në proces e Berishës, por me sa duket procesi ka qenë formaliteti për një parti më të hapur.

Duket që sfida kryesore është blindimi i PD-së me më të besuarit, duke siguruar kështu përgjithmonë pozitën e tij, se sa fitorja e zgjedhjeve.

Në listën e kandidatëve socialistë po qarkullojnë emra të rinj. Ende nuk ka një listë zyrtare por pyetja që shtrohet është: a i mjafton këshilltari Chris LaCivita Berishës për të mundur Ramën?

Partia Socialiste ka përfshirë në listat e saj për deputetë disa emra që kanë qenë pjesë e Partisë Demokratike, duke sjellë ndryshime në garën politike. Disa nga këta individë, si Zamira Sina, dekane e Fakultetit Ekonomik në Universitetin e Vlorës, dhe Vasil Sterjovski, kryetar i Aleancës së Maqedonasve për Integrimin Europian, kanë kaluar në PS pas ndryshimit të qëndrimeve politike. Sina kishte mbështetur dikur Lulzim Bashën dhe PD-në, por tani mbështet Edi Ramën. Sterjovski, pasi kërkesa e tij për një vend në listën e PD-së u refuzua, ka kaluar te PS. Po ashtu, Alban Zeneli, ish-deputet i PD-së, dhe Endrit Brahimllari, që shprehu dëshirën për t’u bashkuar me PS-në, do të garojnë për një mandat të ri në listën e hapur të PS-së.





LËR NJË KOMENT

Ilse Aigner lindi më 7 dhjetor 1964 në Feldkirchen-Westerham. Në vitin 1981, përfundoi arsimin e mesëm të ulët (Mittlere Reife) në shkollën Wilhelm-Leibl-Realschule në Bad Aibling. Pas përfundimit të formimit...
/ Nov 9
Nga Isa Myzyraj Sot në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian u tregua qartë se përtej vullnetit politik në Tiranë e Bruksel rruga e Shqipërisë drejt BE-së është e vështirë....
/ Nov 10
Tashmë që nuk ka më diskutim që të gjithë po e përdorim Inteligjencën Artificiale, pyetja që lind është: a dimë realisht ta përdorim dhe si po e bëjmë? Inxhinieri i...
/ Oct 28
“Ka ardhur koha për luftë civile, të marrim gjithë armatimet e rënda kundër kësaj policie, granata gjithçka kemi, o burra.”Kjo deklaratë është transmetuar në një ekran televiziv shqiptar. Nuk është...
/ Nov 10