Arrestimi i Ekrem Imamoglu në Turqi dhe dënimi për Marine Le Pen në Francë, i ka dhënë një goditje opozitës në këto dy vende. Këto vendime janë parë si një tentativë për të shuar lëvizjet e opozitës dhe për të pasivizuar kundërshtarët politikë.

Ekrem Imamoglu, kryetari i Bashkisë së Stambollit, është konsideruar si një prej rivalëve më të fortë të Presidentit Recep Tayyip Erdogan. I njohur për fitoren e tij të papritur në zgjedhjet lokale të vitit 2019, Imamoglu u shndërrua shpejt në një figurë kyçe të opozitës turke. Ai shihej si kandidati më potencial për të sfiduar Erdoganin dhe partinë së tij, AKP. Megjithatë, pas një procesi gjyqësor Imamoglu u arrestua nën akuzën e korrupsionit. Lexo KËTU.

Foto nga protesta në Turqi

Nga ana tjetër Marine Le Pen, një prej kandidatëve kryesorë për të sfiduar Emmanuel Macron në zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Sipas “CNN” Le Pen është ndaluar të kandidojë për një post politik për pesë vjet, pasi u shpall fajtore për shpërdorim fondesh nga Bashkimi Evropian, në një vendim politik që ka shkatërruar shpresat e saj për të fituar presidencën në vitin 2027.

Një gjykatë në Paris i ka dhënë gjithashtu Le Pen një dënim me katër vjet burg, nga të cilat dy vjet janë pezulluar dhe do të vuajë nën arrest shtëpie, si dhe një gjobë prej 100,000 euro (108,000 dollarë). Lexo KËTU.

Por si reaguan mbështetësit pasi opozita u godit?

Pas arrestimit të dy liderëve të opozitës, tubimet dhe protestat kanë shpërthyer si një reagim ndaj asaj që shumë e konsiderojnë si përpjekje për të shuar liritë politike dhe demokratike në të dyja shtetet.

Foto nga protesta në Turqi

Mbështetja popullore ka qenë një faktor kyç në shpërthimin e protestave pas arrestimit të Imamoglu dhe Le Pen. Në Turqi, shumë qytetarë kanë shprehur hapur kundërshtimin ndaj një sistemi që ata e shohin si të padrejtë dhe të ndikuar nga pushteti politik. Po ashtu, në Francë, mbështetësit e Marine Le Pen, shumica e të cilëve janë përkrahës të një politike nacionaliste dhe euroskeptike, kanë reaguar në të njëjtën mënyrë, duke e konsideruar dënimin si një tentativë për të penguar një nga figurat kryesore të opozitës në garat presidenciale.

Momente nga protesta e mbajtur në qendër të Parisit për Le Pen

Protesta në mbështetje të Ekrem Imamoglu, u mbajtën edhe në Berlin me qëllimin për të shprehur solidaritet me opozitën turke dhe kundërshtuar atë që konsiderohet si një goditje ndaj demokracisë turke. Demonstruesit, shumica e të cilëve ishin turq që jetojnë në Gjermani, kërkuan lirim për Imamoglu dhe të drejta më të mëdha për opozitën. Lexo KËTU.

LËR NJË KOMENT

Justina Shiroka Pula është zyrtarisht Presidente e Republikës së Kosovës. Ajo u votua gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit, pak minuta para skadimit të afatit përfundimtar për zgjedhjen e presidentit....
/ Oct 7
Nga Xhensil Shkëmbi Kjo është Maricarmen Abascal, 87 vjeç. Gruaja që në Spanjë u kthye në simbol të një revolte që nisi nga një apartament i thjeshtë në Madrid. Maricarmen...
/ Oct 8
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Presidenti Donald Trump tha se do të shkarkonte dy këshilltarë të lartë zgjedhorë nëse angazhimi i tyre për fushatën e Mirolad Dodik në Republikën Srpska do të paraqiste konflikt interesi...
/ Oct 7